Reklame:

AKU ndeshkon 4 subjekte ne Fier dhe Korçe, Restorant pa kushte higjeno-sanitare dhe markete me produkte te skaduara

Drejtoria Rajonale e AKU Fier dhe Korçë, në kuadrin e planit të masave të marra për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turisitik, kryen kontrollin në 4 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Market”, nga ku u konstatuan: mungesë e kushteve higjeno-sanitare dhe produkte me afat përdorimi të kaluar.

Për shkeljet e konstatuar, AKU mori masën admistrative “Gjobë” me vlerën totale 1.2 milion lekë për katër subjektet, si dhe masën admistrative “Bllokim i produkteve” të pasigurta për konsum human me desitinacion asgjësimin, për dy nga subjektet.

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “A.S.” me aktivitet “Market Ushqimor”Ndërmenas (Fier), u konstatuan një sasi e konsiderueshme produktesh të skaduara (karamele, makarona, salcë domateje, pije energjike, llokume, oriz etj).

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum human, me qëllim asgjësimin e tyre.

 

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “J. L.” me aktivitet “Market Ushqimor”, Seman (Fier), u konstatuan një sasi e konsiderueshme produktesh të skaduara (biskota, mish i grirë, gjalp, sallam, kërnacka, vaj ulliri etj).

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum human, me qëllim asgjësimin e tyre.

 

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “A. N.” me aktivitet “Njësi tregtimi”, Pogradec, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (nuk kishte marrë masa kundër brejtësave).

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.
  2. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Hotel P. V.” me aktivitet “Bar-Restorant-Hotel”, Voskopojë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (ka prani të mykut në tavanin e ambientit të larjes së enëve të gatimit).

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.