Shkolla e parë e praktikave bujqësore, shpërblimi i lushnjarëve për Kongresin.
Kongresi i Lushnjes ka dhene disa mirësi për qytetin qe priti, strehoi dhe i dha nje drejtim krejt tjeter historise se Popullit Shqiptar me formimin e qeverise se RE, beri Tiranen kryeqytet dhe krijoi Kushtetuten e pare Shqiptare ose Kanunoren e quajtur ne ate kohe.
Nje prej tyre ishte edhe "Shkolla e Pare Praktike e Bujqesise" ngritur ne qytetin e Lushnjes.

…Por ngjarjet politike te vitit 1924 çuan ne mbylljen e shkolles per nje periudhe prej tre vjetesh. “Megjithese shkolla u mbyll ferma model prane saj vazhdon aktivitetit”. Pas nje kalvari te tere mundimesh e perpjekjesh te personaliteteve, patrioteve e drejtuesve te kohes, shkolla e bujqesise ne Lushnje rihapet ne vitin shkollor 1928 – 1929 me kapacitet gati te plote, 42 – 53 nxenes me program 3 vjecar e me personel te afte e te shquar te kohes, disa prej te cileve nuk ishin shkeputur pasi ndiqnin aktivitetitn e fermes. Gjate kesaj periudhe, mesuesit e kesaj shkolle, vecanerisht drejtori Ago Agai e zevendesi I tij Gaqo Tashko (I cili ka dhene mesim per nje periudhe te shkurter) merreshin me studime e problematika qe diktonte koha e kishte nevoje vendi.
Kriza e vitit 1933 ishte shkaku i mbylljes për here te dytě të kesaj shkolle, por tashmë emri dhe puna e saj kishin lěne farën, qe do te mbinte perseri ne Lushnjë, e persëri në kete vend kjo shkolle u rihap pas pesě vjetësh, mě 1938 ně të njëjtěn ndërtesě. Ajo tani u rihap si shkolle lokale pune, me program dyvjeçar. Ndërprerjen e mesimit per herë te trete e solli pushtimi fashist ne fillim te vitit 1940, i cili godinat e shkolles i kthen ne kazerma te ushtrise. Mbas çlirimit te vendit, godina e shkollës sě bujqësise u gjallerua persëri, por tanimě ně nivel lokal. Ne ketě shkolle organizoheshin kurse njevjeçare ose mě gjatë ne ndihmě e ně sherbim te bujqësisë. Per Lushnjen dhe shkollën e saj, dy vendime te qeverive shqiptare kane qêne e do te mbeten mě tě rendësishme e mě tè paharrueshme: * Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 337, date 08.09.1955,qe solli nga Tirana ne Lushnje "Institutin e Bujqësise dhe Biologjise".

Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 515, date 19.07.2006, qe pas 51 vjetësh e risjell edhe njěherë ne Lushnje pas shume ndryshimesh e ristrukturimesh që kishte pësuar ish-institutin famshëm tashmě nën emertimin "Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqesore" (QTTB) Lushnje, me statusin e një institucioni te rendësishëm kombětar studimi e transferimi t teknologjive bujqësore për perimet dhe grurin.

