e mërkurë, 25 nëntor 2026

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, debore dhe vranesira gjate gjithe javes

/ 1 lexime

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak.

Dita e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme, reshjet e shiut do të jenë të izoluara me intensitet të ulët vetëm përgjatë maleve.

Dita e martë do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët.

Dita e mërkurë do të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje në formë shtrëngate. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri deri në lartësin mbi 300m me intensitet deri mesatar. Në Alpe reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.
Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë hera-herës të vrullshme nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 20-25m/s.

Dita e enjte do të kenë mot të qendrueshëm.

Dita e premte do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte ku temperaturat në vlerat minimale do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.

Lexo edhe