Eshtë një organizëm elastik, gati i panjohur njëzet vjet më parë , por që është shumëfishuar me një normë alarmante në Indi, Pakistan dhe kombe të tjera, duke shqetësuar ekspertët dhe duke kërcënuar mbijetesën e planktonit, i cili ka një rol themelor në zinxhirin ushqimor. "Shkrirja e borës në rajonin Tibetik Himalaya po rrit temperaturat e oqeanit, duke nxitur kështu zgjerimin e Noctiluca", tha studiuesi, duke specifikuar që imazhet satelitore të NASA tregojnë përparimin e algave te detit.
Efektet dramatike të ndryshimit të klimës"Ky është ndoshta një nga efektet më dramatike që kemi vërejtur në lidhje me ndryshimin e klimës . Noctiluca tani është e pranishme në Azinë Juglindore, jashtë bregdetit të Tajlandës dhe Vietnamit dhe në jug të Seychelles dhe kudo që të shfaqet sjell probleme sepse kërcënon zinxhirin ushqimor tashmë të prekshëm të Detit Arab, duke dëmtuar cilësinë e ujit dhe duke shkaktuar vdekshmëri për peshqit ", vazhdoi Goes.
https://www.nature.com/articles/s41598-020-64360-2?utm_source=other&utm_medium=other&utm_content=null&utm_campaign=JRCN_2_LW01_CN_SCIREP_article_paid_XMOL
Grupimet e algave toksike jane bere aq të mëdha sa ato janë edhe të dukshme nga hapësira. Kjo është një nga pasojat e tmerrshme të ndryshimit të klimës.
"Noctiluca scintillans, një organizëm planktonik me madhësi milimetër me aftësinë për të lulëzuar në ujërat bregdetare, formon filamente dhe vorbulla të trasha të gjelbërta," thotë Joaquim Goes i Observatorit Tokësor Lamont-Doherty të Universitetit të Columbia.