Për herë të parë është celebruar në 2007 prej International Ranger Federation (IRF) dhe çdo vit përkujtohet nga IRF, shoqata mjedisore, shkolla dhe individë që duan natyrën dhe mbështesin punën e Rangërs-ve në të gjithë botën.
Për një moment le të reflektojme mbi sakrificat, që keta njerez bejne, të nderojmë rangersat e rënë dhe koleget e tyre, që me kurajo plotësojne detyrat e tyre në mbrojtje të natyrës.
Tema e Ditës Botërore të Ranger-it për këtë vit është “30 me 30”, bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Diversitetin Biologjik, objektivi i 3-të i të cilës ishte, që të paktën 30 % e planetit të ruhet dhe menaxhohet në mënyrë efektive deri në vitin 2030 (“30 me 30”).
Puna e "Gardianëve" të natyrës përfshin mbrojtjen, ruajtjen, monitorimin, shërbimet e vizitorëve, menaxhimin e zjarrit, zbatimin e ligjit, edukimin, mbështetjen e komunitetit dhe rregullimin e përdorimit të qëndrueshëm.

31 korriku është Dita Botërore e Rangers ditë e cila përkujton ato Rangers të vrarë apo të plagosur, punën vetëmohuese të rangersave në mbrojtje të pasurive natyrore dhe kulturore të planetit tonë.