Reklame:

Mbjellja ne sera drejt perfundimit, kultura e pare …

Mbjellja e kulturave te ndryshme ne sera po shkon drejt perfundimit. Keshtu lakra sallate u mboll gjate periudhes nendor – dhjetor, perimet si domate, trangull, spec, pjeper vazhdojne te mbillen ende.

Sipas AREB (Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqesor) Lushnje jane mbjelle ne total 815 ha. Domatja ze vendin e pare me 405 ha, trangull 135 ha, speca 94 ha, pjeper 41 ha dhe luleshtrydhe 140 ha.
Pergatitja e fermereve gjate ketij viti ka mare nje vemendje te shtuar per shkak edhe te orientimit nga cmimet e sezonit te kaluar apo te disa produkteve qe jane me cmim te mire aktualisht ne treg. Keshtu lakra koke dhe preshi kane arritur deri ne cmime 120 leke preshi dhe 50 leke lakra koke. Per fermeret qe kane mbjelle keto kultura dhe nuk u demtuan nga ngricat ka qene nje sezon i mbare dhe me shume interes ekonomik. Situata e krijuar nga mungesa e orientimit apo organizimit ne partneritet me pikat e grumbullimit akoma nuk ka qartesuar fermeret per te qene te kujdesshem dhe te informuar per te shperndare siperfaqen e tyre me kultura qe kane interes ne treg dhe te garantohet shitja e prodhimit cka do te justifikonte mundin e tyre por edhe te dalin me prodhim ne treg perpara se te hyjne produktet e importit nga vendet e rajonit.