Reklame:

Ftesë për ofertë/ Blerje dhe montim kënd lojrash për fëmijë

Organizata Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, organizata Horizont EU shpall ftesën për ofertë me objekt:  Blerje dhe montim kënd lojrash për fëmijë për nevojat e zbatimit të këtij projekti në komunitetin e Lagjes Gafurr Muco, Lushnjë.

Specifikime  te pergjithshme teknike:

  • Strukture druri rezistent ndaj agjenteve atmosferike dhe me elemente plastike
  • Permasat:
  • Baza: 170 x 200 cm
  • Lartesia: 220 cm
  • Gjatesia: 200 cm
  • Me lisharese plastike
  • Me rreshqitese plastike
  • Te jene te vendosura logot e organizates, Bashkise dhe Donatorit

Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 06 Korrik 2023.

Subjektet jane te lutur te paraqesin dokumentet e nevojshme:
–  Ftesen per oferte (oferten financiare)
–  Kopje te ekstraktit te QKB

Materialet duhet te dergohen brenda dates 06 Korrik 2023 ne nje nga format e meposhtme:

adresën e e-mailit:     [email protected]

në adresën postare:   Lagja: Kongresi, rruga “Arben Vogli”, A&B Center, Lushnje