Reklame:

Ftesë për ofertë/ Përgatitje dhe montim kosha te vegjël metalikë për mbetje.

Thirrje për ftesë për ofertë

 Objekti: Përgatitje dhe montim kosha te vegjël metalikë për mbetje.

 Organizata Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, organizata Horizont EU shpall ftesën për ofertë me objekt:  Përgatitje dhe montim kosha të vegjël metalikë për mbetje për nevojat e zbatimit të këtij projekti në komunitetin e Lagjes Gafurr Muco, Lushnjë.

Specifikime  te pergjithshme teknike:

  • Sasia gjithsej 12 copë
  • Lartesia 60 cm
  • Diametri 35 cm/diametri
  • Forma rrethore
  • Ngjyra jeshile
  • Metal I bute ose llamarine rezistente
  • I lyer me boje antikorrisive per ti mbrojtur nga agjentet atmosferike.
  • Te jene te vendosura logot e organizates, Bashkise dhe Donatorit

Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 31 Mars 2023.

Subjektet jane te lutur te paraqesin dokumentet e nevojshme:

–           Ftesen per oferte

–           Kopje te ekstraktit te QKB

Materialet duhet te dergohen ne nje nga format e meposhtme:

adresën e e-mailit:               [email protected]

në adresën postare:            Lagja: Kongresi, rruga “Arben Vogli”, A&B Center, Lushnje