Reklame:

Plastmasi mer tatim ekstra 35 – 42 leke kg.

Një vendim i qeverisë Shqiptare me qëllim mbrojtjen e mjedisit ka penalizuar fermerët me një ngritje të vlerës së mallit që zë një peshë jo të vogël në listën e shpenzimeveqe ka një fermer. Për një kg plastmas në doganë cdo tregëtar importues paguan 35 leke më tepër si taksë për mbrojtjen e mjedisit e cila varion deri në 42 lekë në rastet kur plasmasi ka një trashësi më të madhe. Politika e mbrojtjes së mjedisit pjesërisht ka dhënë rezultatin e saj kryesisht në furrat e bukës ku ligji ka gjetur zbatim në një masë të madhe. Ngritja e kësaj tarife bën që në një kamion me 24 ton plastmas të paguhet 840.000 – 1,000,000 lekë të rinj më tepër në varësi të trashësisë që ka plastmasi. Justifikimi i ligjvenesit ka të bejë me jetë gjatësinë apo efektin ndotës që ka plastmasi në ambjentin ku është përdorur apo hedhur për riciklim dhe kjo e bën akoma më të vështirë për fermerin si paguesi fundor. Në pikat e shitjes së këtij produkti tregëtarët e ngrenë si shqetësim por në fakt kjo kosto shperndahet tek fermerët të cilet do tu duhet ta përdorin në serat e tyre. Në kuadrin e paketës fiskale për subvencionimin e sektorit të bujqësisë ku u hoq TVSH për plehrat bujqësore dhe pesticidet, duket se ministria e financave për të mbushur gropat e krijuara nga masa e parave për subvencion gjeti një hapesirë për të ndryshuar TVSH për prodhimin e duke e ndarë atë në dy lloje, 6% per fermerin dhe 14% për tregëtarin. Nga kjo masë shpëtojnë pikat e grumbullimit pasi malli për export është i përjashtuar nga TVSH. Mbrojtja e mjedisit është një gjë shumë e mirë por në kushtet e mungesës së finacimit apo subvencionimit nga projekte apo qeveria kjo do të ketë impakt negativë për fermerët. Ndoshta kjo do të nxisë përdorimin e serave me xhama, por a mundet fermeri shqiptar të përballojë një kosto të tillë, dhe a jemi gati për këto risi të sektorit bujqësor???

Agronews.al