Në sallën e Këshillit Bashkiak Lushnje eshtë zhvilluar ditën e sotme mbledhja e radhës.
Pas prezantimit të rendit të ditës dhe diskutimeve nga këshilltarët e pranishëm në sallë, gjithçka është miratuar.
Më poshtë ju paraqesim rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Lushnje.
Sot më datë 22.01.2019 ora 12:00, në sallën e Këshillit Bashkiak u zhvillua mbledhja e radhës me këtë rend dite:
1. Mbi propozimin për dhënien e Ndihmës Ekonomike për muajin Janar 2019
2. Mbi dhënien e PAK-ut dhe shtesë invaliditeti për periudhën 1-31 Janar 2019
3. Mbi trajtimin e familjeve në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri 6% të fondit të kushtëzuar pë muajin Dhjetor 2018
4. Projekt-Vendim : Për përfundimin e proçedurës së privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar.
5. Projekt-Vendim : Për përfundimin e proçedurës së privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar
6. Projekt-Vendim : Mbi miratimin e dhënies me qera të ambienteve tek kolonat e Muzeut Historik dhe ambientet brenda institucionit të Bashkisë Lushnje
7. Projekt-Vendim : Për korigjimin e pasaktësisë në VKB nr 105 datë 19.10.2018 “Për miratimin e shpronësimeve për interes publiktë pasurive që preken nga “Sistemimi i bllokut të banimit ne Lgj. Loni Dhamo” dhe ” Ndërhyrje në infrastrukturën e rrugës Andrea Papai, degëzimi 1 dhe 2″.
8. Projekt-Vendim : Mbi miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi “Bonus Strehimi”
9. Projekt-Vendim : Mbi miratimin e bursave të shtetit për nxënësit konviktorë të Shkollës Mekanike Bujqësore Lushnje për vitin mësimor 2018-2019
10. Projekt-Vendim : Mbi miratimin e bursave të shtetit për nxënësit e shkollave profesionale viti i I-rë dhe studentët e vitit të I-rë akademik 2018-2019
11. Mbi miratimin e Komisionit për Barazinë Gjinore në Shoqëri të Këshillit Bashkiak Lushnje