Reklame:

Agropërpunimi në kolaps nga paketa fiskale.

Agropërpunimi në kolaps nga paketa fiskale.

Siguria e ushqimeve si çdo hallke tjeter eshte vendosuar ne nje udhekryq nga ndryshimi  i paketes se re fiskale apo sic quhet ndryshimi i tvsh-se. Pikenisje e kesaj hallke ka qene ndryshimi i tvsh-se  per gjithe zinxhirin e kompensimit nga fermeri tek perpunuesi. Qumeshti meret ta zeme 50 leke lit nga fermeri. Fermeri firmos nje autofature 50 lek/lit te cilen e ben subjekti qe grumbullon te cilit i duhet te angazhoje nje staf  pasi  jane afro 3,000 fermere per cdo fabrike perpunimi. Duke blere qumesht me tvsh une duhet ta shes me tvsh pasi keshtu funksionon- shprehet nje pronar i fabrikes se perpunimit .  Njerez te cilet drejtojne institucione apo hartojne e bejne politikat orientuese  nuk e kane te qarte as vete se sa do te paguaje çdo hallke nga fermeri deri tek konsumatori i fundit. Kjo paqartesi vazhdon te percillet ne te gjitha nivelet me poshte duke e renduar situaten dhe problemet e shumta qe e shoqerojne. Ne rastin e 14% te tvsh-se per perpunuesit e qumeshtit sipas specialisteve te ministrise do te ndahet ne 7% tek fermeri dhe 7% nga perpunuesi  ku ky i fundit ja jep shitesit dhe ky i fundit ja mer konsumatorit fundor. 

  Aktualisht  ky propozim do te ule me 7% cmimin e qumeshtit ne blerje tek fermeri dhe do te rrise me 7% cmimin e produktit pas perpunimit. Ne te vertete nuk eshte keshtu sipas ligjit aktual, por ka nje paqartesi  te cilen duhet urgjentisht ta rregullojne ata qe e kane propozuar dhe ta ndryshojne sipas interesit te tregut dhe konsultimit me aktoret qe operojne ne secilin sector ne treg . Perpunuesit dhe fermeret propozojne skemen e perdorur ne periudhen mars – nendor 2018 ku per cdo lit te dorezuar, fermeri merte 10 lek, ne rastet kur kishte respektuar ligjin, pra mbi 15 krere dhe te matrikulluar dhe kontrolluar e vaksionuar nga specialistet.  Agrogrumbulluesit i vinte ne siklet kjo forme pasi fermeri kerkonte faturen e rregullt dhe kjo menyre ulte fiktivitetin. Skema e vendosur nga qeveria ne fakt demtonte familjaret apo mikrofermat me nga pak krere baketish pasi i vendoste ato ne kushte inferioriteti por diferencimi duhet bere i tille qe te ndryshoje masa e perfitimit kur fermeret jane te organizuar me qellim nxitjen e tyre per tugrupuar, si nje menyre perfitimi por edhe konsolidimi apo uljesh kosto permbajtjen e fermes.

Futja e skemes se re ku askush nuk perfiton por perkundrazi  operatoret aktuale penalizohen prej saj ne ekonomi dhe  nga ana tjeter  kjo skeme sjell rritje te çmimit te produkteve vendase si dhe favorizon  produktet e huaja.  Agroperpunuesit propozojne skemen e tvsh-se 6% ne te gjitha fazat si per fermerin edhe per agrogrumbulluesin kur prodhimi i dale konsumohet brenda vendit cka eshte e verifikueshme lehtesisht nga sistemi doganor i te dhenave dhe praktika e dokumentacionit qe ka cdo subject.

Te organizuar ne shoqata dhe forma te tjera agroperpunuesit i jane drejtuar me nje shkrese kryeministrit te vendit, z. Edi Rama ku i shpjegojne situaten dhe propozojne skemen e duhur.

Ngerçi i krijuar vjen edhe per shkak te levizjeve ne kabinetin  e qeverise dhe ndryshimeve qe shoqeruan ne cdo nivel specialistesh apo mungeses se akteve nenligjore.

Por ajo qe e ben me te rende kete situate ngerçi eshte fakti i moskonsultimit te ministrise, specialisteve te sektorit apo ligjvenesve me asnje grup interesi ne treg.

Sh. Bylykbashi