Reklame:

Çinari, probleme me rruget dytesore

Rrugët e fshatrave kanë probleme pa fund dhe bërja e tyre të kalueshme kërkon angazhim të strukturave vendore e veçanerisht administratorëve të tyre. Banorët e Çinarit në njësinë Fiershegan ankohen për rrugët dytësore që janë tejet të amortizuara dhe që nuk kanë parë investime prej kohësh. Vajtja e tyre në parcela apo në serat ku kanë investuar është kthyer në një sfidë më vete. Shpesh kanë mbetur në ugare dhe janë tërhequr me kavo nga zetorë dhe traktorë apo mjete të tjera për të dalë nga balta e madhe e për të marë prodhimin apo për të kryer shërbimet në sera apo proceset e ndryshme që kerkon stina në mbjelljet që kanë kryer në tokat e tyre. Administratorët dhe kryepleqtë duhet të bëjnë detyrën e tyre me qëllim lehtësimin e fermerëve në këto periudha të vështira.

Agronews.al