Reklame:

Barriera mbrojtëse për rrugën Çermë – Divjakë

Megjithë problemet që ka aksi rrugor rotondo e Çermës – Divjakë, Autoritei Rrugor ka lëvruar një buxhet simbolik për vendosjen e barrierave mbrojtëse në 1700 m të kësaj rruge. Kjo gjatësi është ndarë në 4 segmnente duke bërë kështu më të sigurtë vendet me rrezzik më të larte apo kthesat e forta ku mjetet kanë patur problem në të kaluarën.

 “IDK konstruksion” është operatori që po realizon investimin dhe kjo duket se ka një ndikim pozitiv në qarkullimin e mjeteve. Sipas specialistëve të rrugëve në të gjitha rastet kur rruga ka rrisqe në të dy anët e saj, duhen vendosur barriera mbrojtëse, vecanërisht kur rruga kalon pranë kanaleve kullues me thellësi mbi 3 m, kjo bëhet e domozdoshme. Rruga Cermë – Divjake është amortizuar ndjeshëm dhe ka nevojë për ndërhyrje në gjithë gjatësinë e saj pasi ka një fluks të madh lëvizje jo vetëm gjatë sezonit turistik por edhe gjatë periudhës tjetër të vitit pasi prodhimet e Divjakës njihen për cilësine dhe rendimentin e lartë gjatë gjithë vitit.  Kjo  ka bërë te shtohet numri i tregëtarëve që e frekuentojnë e bashkë me ta edhe mjetet që kryejne lëvizjen e mallit. Vënia në funksion edhe e Unazës së Bregdetit nga Libofsha në Rremas duke u lidhur me aksin Klubi i Shoferit – Divjakë, do të rrisë qarkullimin në këtë zonë me interes ne rritje gjatë   viteve të fundit.