Reklame:

Fermerë, grumbullues dhe agropërpunues deklaratë kryeministrit!

Partia Agrare Ambientaliste mblodhi sot një  grup fermerësh, agropërpunues, exportues dhe grumbullues të produkteve bujqësore. Ndryshimet në paketën fiskale 2019 lidhur me TVSH-në penalizojnë exportin dhe favorizojne produktet e huaja në çdo aspekt duke vënë në pozita të vështira prodhuesit vendas dhe fermerët.  Agron Duka kr I PAA u ka kerkuar pjesëmarrësve ne takim të jenë të një mendimi dhe të dalin me një deklaratë për tja përcjellë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij si një e drejtë qe duhet zgjidhur. – Mos tju duket cudi që kryeministri mund të mos e ketë idenë se cfarë ka ndodhur dhe që vartësit apo ministria e linjës të mos ja kenë përcjellë si duhet situatën e krijuar nga ky ndryshim ligjor”- citoi Duka. Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën rezervat e tyre ndaj kësaj situate kaotike dhe listuan një numër të madh problemesh të cilat qeveria nuk i di ose nuk i njeh dhe këto janë kosto shtesë në listën e gjatë të problemeve që shoqërojnë fermerin dhe prodhimin e tij nga fidani deri në marjen e prodhimit. Më poshtë propozimet e bëra nga pjesëmarrësit dhe cfarë ata vendosën ti kërkojnë qeverisë dhe kryeministrit Rama.