Bashkia Divjakë ka filluar rikonstruksionin e shkollës 9 vjecare Hysni Malko në fshatin Kryekuq të njesisë administrative Remas. Projekti i rikonstruksionit të shkollës përfshin edhe një shtesë e cila do te shërbejë për ambiete të kopështit per fëmijët parashkollorë si edhe për tualetet të cilat do te jenë në ambientet e brendshme të godinës. Objekti do të mbulohet me çati e të gjitha punimet do të kryhen me standarte bashkëkohore si dhe me teknikën moderne siç është veshja e jashtme me sistem kapot, i cili njihet si izolues shumë i mirë dhe do të përdoret në te gjithe objektin duke e mbrojtur ate në dimer nga lagështia dhe në verë nga të nxetit përvëlues. Ndërsa ambjentet e jashtëme do të sistemohen duke krijuar terrene sportive multifunksionale të cilat përvec nxënësve të kësaj shkolle do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla në shërbim të komunitetit do te realizohet në praktike duke kthyer vërtet në një qendër komunitare me të gjithë parametrat.
Pergatiti Fatos Daulle