Ditën e djeshme, nisur nga shqetësimet e grupeve të ndryshme të interesit për çështjen e TVSH-së së produkteve bujqësore, u zhvillua një takim me grumbulluesit e fruta perimeve, eksportues, tregtarë me shumicë dhe agropërpunues të rretheve Berat, Fier dhe Lushnjë. Takimi u thirr ne formë konsulence nga Partia Agrare Ambjentaliste pas shumë diskutimesh e konsultimesh që ky subjekt politik bëri me aktorët në tregun Shqiptar.
Të pranishmit, pasi vlerësuan vendimin e Qeverisë për heqjen e TVSH-së për imputet dhe makineritë bujqësore, si një masë që do të ndikojë në uljen e kostove të prodhimit, ngritën shqetësimin për pasojat dramatike që do të sjellë ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20% në 6%, pasi ky ndryshim, sipas nesh:
DOK: Mbi ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore