Reklame:

Përmbytjet e tokave në Tërbuf, situata drejt përmirësimit.

Përmbytjet e tokave në Tërbuf, situata drejt përmirësimitHidrovori Biçukas ka ulur ndjeshem nivelin e ujerave në kanalet kullues dhe ka larguar një sasi të madhe të ujit që kishin pushtuar tokat e fermerëve e bashkë me to edhe të mbjellat. Sic raportojnë përfaqësues të Bordit të Kullimit punimi i pompave me kapacitet të plotë si dhe pastrimi nga prurjet e mbeturinave e kallamishteve me një mjet në dispozicion të diges, ka bërë që niveli ujit nga dje në mbrëmje ora 19:00 deri sot në ora 14:00 të ketë rënie me 40 cm dhe kjo ul rrisqet për fermerët. Sa më e gjatë koha e qëndrimit të bimëve nën ujë, aq më i madh rreziku për zhvillim dhe rendiment të bimëve. Me keto ritme nesër nuk do të ketë prezencë të ujit në asnjë m2 të tokave në Tërbuf.