Reklame:

Fillojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Babunjë – Agim.

Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Babunjë – Agim 6 km. Ky aks rrugor do të kryhet me
investimet e qeverise duke bërë te mundur lidhjen mes dy njësive në të dy anët e hidrovorit dhe kanalit
kullues te Myzeqese. Tashmë si të gjitha investimet në Bashkinë Divjakë edhe kjo rruge do të bëhet me
standartet e duhura dhe me të gjithë elementët e nevojshëm të natyrës së investimit sic janë : trotuaret,
kanalizime e puseta kullimi, pemë dekorative, shtylla ndricimi etj. Ka filluar stadi i parë i punimeve me
riparimin e disa veprave te artit si dhe pastrimin dhe sistemin e kanaleve kullues e vadites qe shoqerojne
rrugen ne te gjithe gjatesine e saj si dhe do të vazhdohet me tumbina e nderhyrje te parashikuara ne
projekt deri përfundimin e të gjithë vepres.