Reklame:

Gruri kërkon kujdes nga lagështira! Fermerë pastroni vijat kulluese!

Lagështira e këtyre diteve ka ndikuar pjesërisht në sipërfaqet e mbjella me grurë, në rastet kur bima ka lagështirë. Fermerëve ju rekomandohet vëmëndje ndaj kullimit duke mbajtur të pastra vijat kulluese me qëllim që bima të vazhdojë zhvillimin e saj normal. Klima e këtij dimri ka favorizuar rritjen e grurit të shëndetshëm si dhe ka një mbirje të kënaqëshme sa I takon nr të bimëve dhe kjo e bën situatën positive për kultivuesit e grurit apo fermerët. Gruri në këtë periudhë ka nevojë për plehra azotikë, vecanërisht parcelat e mbjella me vonë pasi u duhet hedhur dora e parë. Sa i takon atyre parcelave që e kanë mbjellë më herët duhet ti hedhin dorën e dytë të azotit. Temperaturat e ulëta kanë ndikuar që gruri të rritet ngadalë dhe i fuqishëm duke garantuar gjatësinë normale dhe jo zhvillim trupor e cila dëmotohet lehtë nga erërat apo rrëzohet nga pesha.

Specialistët e grurit këshillojnë kujdes maksimal në vijat e para, të dyta e të treta si siguri për kalimin pa dëmtime të situatës së reshjeve që do të shoqërojnë këtë periudhë të vitit që po kalojmë.