Reklame:

Shkolla e parë e praktikave bujqësore, shpërblimi i lushnjarëve për Kongresin.

 Kongresi i Lushnjes ka dhene disa mirësi për qytetin qe priti, strehoi dhe i dha nje drejtim krejt tjeter historise se Popullit Shqiptar me formimin e qeverise se RE, beri Tiranen kryeqytet dhe krijoi Kushtetuten e pare Shqiptare ose Kanunoren e quajtur ne ate kohe.

Nje prej tyre ishte edhe “Shkolla e Pare Praktike e Bujqesise” ngritur ne qytetin e Lushnjes.

Kjo shkolle me pas ndryshoi disa emertime dhe sot quhet Qendra e Transferimit te Teknologjive apo Insituti Bujqesor i Lushnjes sic jemi mesuar ta quajme, e cila ka nje histori nderprerjesh te aktivitetit te tij shume interesante. Bie ne sy lista e gjate e mesuesve te pare, agronom te arsimuar jashte vendit e qe kane dhene kontributin e tyre ne ngritjen dhe profesionalizmin e nxenesve te pare te dale nga kjo shkolle.
Mustafa Vila, Kadri Borshi, Shuk Radoja, Pasko Milo, Ismail Hyseni, Aladin Toptani, Fadil Drenova nen drejtimin per nje periudhe te gjate te te shquarit Ago Agai.
Asht një radhë ndërtesash te perbashkume ne menyre te përkohshme, mbasi ka kene perherè deshira e realizimit te nje ndertese tě deje, si per ketë lloj instituti, ashtu edhe per kéte qendër bujqësie, sikurse asht Lushnja .. Per mbarëvajtjen e punes e te programit mesimor, sipas kërkesave te kohës e ne nivelin e simotrave te saj ně Perendim, shkolla kishte 30 ha tè ferměs sě saj dhe një kopësht prej 4 ha me pemě frutore. Pěrveç kesaj, brenda një kohe te shkurtër, per shkollen u ndertuan edhe 4 ngrehina, me inventarin e giésë se gjallě, stalla pěr gjedhe e kuaj, pularia, stalla per bagëtite e iměta e lepuj godina e krimbit te mendafshit etj.  Sipas rregullores së shkolles, djemtë duhet tè ishin bij bujqish e me moshë 14-18 vjeç, te ardhur prej te gjitha viseve tě vendit. Ne kete rregullore jepeshin rregullat e pergjithshme te organizimit tě měsimit, lëndět teorike e ato praktike dhe puna ně fermě. Shkolla financohej nga shteti …”Nxanesit jane te pranuem pa tè holla mbasi Ministrija perkatese perball e siguron jo vetem ushgimin e fetjen ně një menyre te denje per nji student, por u dorovit nxanesve libra, radhoj, mjete shkrimi e ravizimi ne sasině ge mund te nevojiten”… Rendesi te veçante kishte rregulli, pastërtia, disiplina e sidomos cilësia e edukimit. Në ketë shkolle mbreteronte gjendja e krijimit te një nxěněsi me ndjenje te larte per punet bujqësore dhe dashurině per tokën, e te nesermen këta nxënes ishin bujq me karakter e edukate e t’u përgjigjeshin nevojave te ekonomisë. Personeli i shkollës ishte i thjeshte, i perběre nga 5-6 veta, por ata ishin nga me te aftet e kohës dhe shume cilesore “sa per cilesin e mesuesvet mjafton me thaně vetëm se jat gjithë shayptare te dalun prej shkollave bujgesore te Europes” (Bujqesia nr. 4). Ne ketë shkollě dhaně měsim agronomě e mesues te shquar: Mustafa Vila, Kadri Borshi, Shuk Radoja, Pasko Milo, Ismail Hyseni, Aladin Toptani, Fadil Drenova nen drejtimin per nje periudhe te gjate te te shquarit Ago Agai.

…Por ngjarjet politike te vitit 1924 çuan ne mbylljen e shkolles per nje periudhe prej tre vjetesh. “Megjithese shkolla u mbyll ferma model prane saj vazhdon aktivitetit”. Pas nje kalvari te tere mundimesh e perpjekjesh te personaliteteve, patrioteve e drejtuesve te kohes, shkolla e bujqesise ne Lushnje rihapet ne vitin shkollor 1928 – 1929 me kapacitet gati te plote, 42 – 53 nxenes me program 3 vjecar e me personel te afte e te shquar te kohes, disa prej te cileve nuk ishin shkeputur pasi ndiqnin aktivitetitn e fermes. Gjate kesaj periudhe, mesuesit e kesaj shkolle, vecanerisht drejtori Ago Agai e zevendesi I tij Gaqo Tashko (I cili ka dhene mesim per nje periudhe te shkurter) merreshin me studime e problematika qe diktonte koha e kishte nevoje vendi.

Kriza e vitit 1933 ishte shkaku i mbylljes për here te dytě të kesaj shkolle, por tashmë emri dhe puna e saj kishin lěne farën, qe do te mbinte perseri ne Lushnjë, e persëri në kete vend kjo shkolle u rihap pas pesě vjetësh, mě 1938 ně të njëjtěn ndërtesě. Ajo tani u rihap si shkolle lokale pune, me program dyvjeçar. Ndërprerjen e mesimit per herë te trete e solli pushtimi fashist ne fillim te vitit 1940, i cili godinat e shkolles i kthen ne kazerma te ushtrise. Mbas çlirimit te vendit, godina e shkollës sě bujqësise u gjallerua persëri, por tanimě ně nivel lokal. Ne ketě shkolle organizoheshin kurse njevjeçare ose mě gjatë ne ndihmě e ně sherbim te bujqësisë. Per Lushnjen dhe shkollën e saj, dy vendime te qeverive shqiptare kane qêne e do te mbeten mě tě rendësishme e mě tè paharrueshme: * Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 337, date 08.09.1955,qe solli nga Tirana ne Lushnje “Institutin e Bujqësise dhe Biologjise”.

Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 515, date 19.07.2006, qe pas 51 vjetësh e risjell edhe njěherë ne Lushnje pas shume ndryshimesh e ristrukturimesh që kishte pësuar ish-institutin famshëm tashmě nën emertimin “Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqesore” (QTTB) Lushnje, me statusin e një institucioni te rendësishëm kombětar studimi e transferimi t teknologjive bujqësore për perimet dhe grurin.