Reklame:

Bllokohet qarkullimi tek rrethrrotullimi i plasmasit.

Rikonstruksioni i rrugës së Karbunarës është shoqëruar edhe me ndërtimin e kanalizimeve nëntokësore që do të mbledhë ujin e shirave. Ky kanal do të mbledhë ujërat sipërfaqësorë të gjysmës së rrugës duke i shkarkuar ato në kanalin që vjen nga fabrika e qumështit dhe që kalon tek mobileri Bali. Për këtë arsye është bllokuar aksi rrugor që të lidh me pjesën e unazës së vjetër për në drejtim të stacionit të trenit. Firma ka njoftuar policinë rrugore dhe bashkinë por nuk e ka parë të udhës të njoftojë qytetarët nëpërmjet medias.
Kjo kulturë indiferentizmi vazhdon prej kohësh me të gjitha firmat që kryejnë punimet të cilat devijojnë apo bllokojnë trafikun për periudha dhe segmente të caktuara.