Reklame:

Historiku i Shkolles se Pare te Praktikave Bujqesore (sot QTTB) Lushnje (Pjesa 2)

Pjesa e dyte. Vijon nga nr. i kaluar

Hapat e rritjes se Shkences Bujqesore Shqiptare dhe Instituti i Kerkimeve, Lushnjë

Shkencetaret e pare shqiptare te bujqesise filluan punen eksperimentuese shkencore, duke punuar ne kushtet e veshtira te kohes. Provat e para krahasuese te disa llojeve te grurit te importit u bëne ne fermen shteterore te Kavajës ne vitin 1931 nga Grigor Vavako. Ně vitin 1932, Gaqo Tashko shtoi ne eksperimentim ekotipet e grurit te vendit ne provat e tij krahasuese. Keto studime per atě periudhě běně rekomandimet e para te kohes per kultivarët e grurit “Mentana” dhe “Kuaderno”.  Ne vitin ’37 e ně vazhdim, Gaqo Tashko beri studime edhe per misrin e tershërën, pastaj udhěhoqi laboratorin e pare te farerave, si pěrgjegjës i tij, ne vitet 39-140 Po ne vitin 1937, studime běne edhe Rexhep Çami per duhanin, Nikolla Zadrima për orizin dhe Todo Gjermani per cilësite biomorfologjike te disa kultivareve tě rrushit  te vendit. Pararendesi i institucionalizimit tě kërkimit bujqësor filloi ne vitin 1938, kur u ngrit dhe “Stacioni i pare per Prova Bujqèsore dhe Analiza Farnash” ne Laprake (Tiraně), i cili funksionoi me këtě emer deri ne vitin 1948. Ne vitin 1948, ky stacion u quajt “Stacioni Eksperimental Bujqesor Lapraké (Brrake)”, Tiraně, me një siperfaqe toke prej 20 ha dhe me tre sektorë shkencorě: Sektori i Eksperimentimit, Sektori i Pedologjisë dhe Sektori i Fitopatologjisë. Organika e tij u permiresua dhe puna erdhi duke u zgjeruar. Drejtori i parë i këtij institucioni ishte Petraq Filto, i cili ishte njëkohësisht drejtues i Sektorit të Pedologjisë dhe Laboratorit dhe pedologu i pare shqiptar dhe kjo jo rastësisht, pasi zoti Filto kishte kryer studimet e larta për pedologji në Rumani.

Organizimi i vitit 1949 shtoi edhe sektorët e Farerave, Pemetarisë, Agrokimisë dhe Laboratorit, në të cilët drejtonin dhe punonin specialistë të mirënjohur: Petraq Filto, Lefter Pepo, Abedin Çiçi, Athanas Stani, Thoma Nase. Në vitin 1950 mori emrin “Stacioni i Kerkimeve Bujqësore” dhe u shtuan gjashtë baza eksperimentale  në Shkodër, Lushnjë, Elbasan, Korçë, Fier dhe Vlorë, të cilat funksionuan duke u përmirësuar edhe pasi ky stacion u kthye në Institut. Në drejtimin e ketij institucioni u vendos agronomi Adem Deliu.

Zhvillimi i bujqësisë në vitet ’50 të shekullit të kaluar hyri në një fazë reformimi dhe nevojat e mundësite e kohës percaktuan bujqësine si degë prioritare për zhvillimin e ekonomisë. Kjo beri qe vemendja, drejtimi, por edhe kerkesat e qeverisě sě kohěs u drejtuar aty. Ně keto rethana, qeveria shqiptare, me vendimin  e datës 7 dhjetor 1952, me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë të datës 15 nëntor 1952, vendosi të ngrihej në Tiranë “Instituti i Kerkimeve Shkencore Bujgesore”. Ky institut u krijua mbi bazën e bashkimit të Stacionit të Kërkimeve Shkencore të Bujqesise (Laprake) me Laboratorin Biologjik të Institutit  të Shkencave Natyrore. Drejtori i institucionit u emerua Adem Deliu, i cili ishte njekohësisht nenkryetar i Institutit tè Shkencave nga varej ky Institut i ri. Instituti i Bujqësisë dhe Biologjisë (IBB) kishte 54 punonjes, nga të cilët 36 punonjes shkencorě; ai kishte kete organizim (Sipas statusit të IBB, datë 26.07.1955)

  • Drejtor- Adem Deliu
  • Sektori i Dritherave

o Todo Gjermani-pergjegjès

o Sulejman Xhepa -specialist i misrit

o Qemal Dobi -specialist i misrit

o Skender Gozhita specialist i grurit

  • Sektori i Bimeve Industriale:

o Mentor Permeti -pergjegjes

o Miri Papajani-specialist i pambukut

o Koço Dhima specialist i pambukut

o Isuf Petrela -specialist i duhanit .S

  • Sektori i Agropedologjise dhe Teknologjise e Biokimise:

o Petraq Filto-pergjegjes

o Robert Prifti – kimist

o Thoma Nase-specialist vere.

o Shyqyri Spaho-pedolog

o Edibe Ohri -agrokimiste

  • Sektori i Fruti- Hortikultures:

o Novruz Kafazi -pergjegjes dhe specialist i perimeve

o Abedin Çiçi-specialist i frutikulturës

o Muharrem Pengili -specialist i frutikultures

o Avni Dani -specialist i perimeve

o llo Ballta specialisti perimeve

  • Sektori i Flores: .

o Kol Paparisto -pergjegjes

o Xhaferr Qose-botanist

o Mustafa Demiri- botanist

  • Sektori i Faunës: .

o Stiliano Gaxho-pergjegjës dhe specialist biolog

o Fotaq Lamani-specialist biolog

o Islam Zeka -specialist biolog Biměve:

  • Sektori i Mbrojtjes se bimeve:

o Athanas Stani-pergjegjës

o Luigjina Kodheli-specialiste

o Xhemil Islami-specialist .

  • Muzeu i Shkencave te Natyres

Në fund të vitit 1955, pas shkëputjes së Sektorit të Faunës dhe Muzeut të Shkencave të Natyres, Instituti i Varësisë së Ministrisë së Bujqësisë, duke ndryshuar njëkohësisht edhe emrin në Institutin e Kerkimeve Bujgesore, Tiranë.

Me vendimin e Keshillit Ministrave nr. 337 date 08.09.195 u be transferimi i ketij institucioni nga Lapraka (Tirane) pěr ne Lushnje (transferim qe u realizua ne pranveren e vitit 1956), ne ndertesen dhe bazen e ish shkolles se bujqesise, ne te cilen vazhdoi aktivitetin per dhjete vjet dhe ku është edhe sot ”Qendra e Transferimit te Teknologjive” (QTTB)

Ne piken 1 te ketij vendimi thuhet: “Instituti Bujqësor dhe Biologjik, me 1 janar 1956, te vendoset definitivisht në Lushnjë dhe për këtë  të vihen në dispozicion të gjitha ndërtesat e shkollës 1-vjeçare, Lushnjë “.

 

Vendosja e selisë se ketij instituti ne rrezěkodrën e rrethiněs se qytetit te Lushnjes me rreth 200 ha toke perkundruall dhe ně vazhdimësi me tokat disa mijera hektarëshe te nděrmarrjeve bujqësore e kooperativave, lehtesonin dhe afronin veprimtarině e institutit me prodhimin bujqësor dhe me administratën vendore.  Instituti kishte rreth 50 ha toke shumě pjellore e te kulluar mire, qe shpesh kishte nevojë vetëm per nje ujitje. Kěto toka ishin vazhdimesi e tokave perimore te ndërmarrjes bujqësore dhe vendasit e quanin “pazaras”, ndoshta sepse nje piese e vogël kishte shërbyer si pazar. E vecanta tjetër ishte se keto toka edhe para kolektivizimit e shtetëzimit, ně shenjë vleresimi te madh pěr moscopězimin e tyre,“nuk lejoheshin tè shit-bliheshin, por vetëm te trashegoheshin”

Drejtor i Institutit deri ně gusht të vitit 1958 ka qëně Adem Deliu. Nga kjo kohe e deri ne gusht te vitit 1961 institucionin e drejtoi prof.Mentor Permeti, i cili u zeven- desua ne kete detyre nga prof Burhan Çelo, i cili qëndroi deri ne mars te vitit 1963, per t’u zevendesuar nga Merkur Mero, i cili i ushtroi keto funksione deri në prill te vitit 1967. Nga ky vit e deri ně gusht te vitit 1978 drejtor ishte Koço Dhima, i cili me parë, nga viti 1961 ka qênë nendrejtor shkencor i ketij instituti.

Ne periudhěn fundi i viteve ’50 dhe giysměn e viteve ’60, puna shkencore e ketij Instituti perfshinte tě giitha kulturat bujqesore si drithërat e bukes, bimet industriale, perimet, patatet, foragieret  pemětarine, agroteknikën e tyre, prodhimin e fares dhe laboratorin te cilët permblidheshin ně kater sektorě shkencorë:

  • Sektori i Agropedologjise (me udhěheqës temash AqifDabulla. Andrea Shundi, Nikolla Zadrima, Argjir Prifti, Skender Çarçani);.
  • Sektori i Dritherave (me udhěheqës temash Mërkur Mero, Aleksander Çeliku, Skênder Gozhita, Sulejman Xhepa, Hysen Çobani);
  • Sektori i Bimeve Industriale (me udhěheqes temash Miri Papajani, Arjan Babo, Petrit Kalakulla, Llazar Seva);.
  • Sektori i Mbrojtjes se Biměve (me udhěheqes temash Athanas Stani, Stiliano Gaxho, Meropi Prifti, Larisa Çelo)..

Me transferimin e Institutit te Kerkimeve Bujqesore ne Lushnjë, një nga sektorët që varej prej tij, ai i Hortikulturès, mbeti ne Laprake dhe, disa muaj mě voně, u zhvendos ně Valias (NB Kaměz, Tiraně), ku veproi deri ne vitin 1959. Ky sektor kishte pergjegies Novruz Kafazin dhe specialistë Abedin Çiçi, Liri Tirana, llo Ballta, Avni Dani, Muharrem Pengili. Me ngritjen e EDE-se něInsitutin e Lartě Bujqësor, Kaměz, ně vitin 1959, Sektori i Hortikultures ně Valias u shkri, stafi i punes dhe aktiviteti i ti kaloi ně katedrên e Hortikultures ně Fakultetin e Bujqesisě, ku vazhdoi puna shkencore me kulturat perimore, ndersa dy specialistë te ketij sektori, Ilo Ballta dhe Avni Dani, u transferuan ne Institutin e Lushnjes.

Fundi i pjeses se dyte. Vijon