Bashkia Divjakë ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me fermerët dhe agrobiznesin për ti informuar mbi mbështetjen e BE-së në sektorin e bujqësisë dhe turizmit.
Rëndësia që ka për banorët e kësaj bashkie investimi në Bujqësi dhe Turizëm si dhe kordinimi i këtij interesimi me strukturat e interesuara si projekti IPARD apo projekte me focus bujqesinë e Turizmin, bëri bashkë të gjithë aktorët.
Bashkia Divjakë dhe kryetari i saj Fredi Kokoneshi organizuan një panel me të gjithë të interesuarit, në proces aplikimi tek IPARD apo të interesuar për fazat dhe projektet e tjera të aplikuara në vendin tonë.
Në panelin informues morën pjesë Znj. Jolanda Trebicka drejtuese e projektit “Bashkitë për në Evropë”, z. Llazar Korra, Menaxher Programi për Sektorin e Bujqësisë, Delegacioni i Be-së në Tiranë, z. Grigor Gjeci, Drejtor i Programimit dhe Monitorimit të IPARD, z. Fredi Kokoneshi, Kryetari i Bashkisë Divjakë, znj. Besjana Alcani, Koordinatore e BE-së në Bashkinë Divjakë, znj. Enxhi Dosti, inspektore AMVV.
Gjatë takimit fermerët u njohën me mundësitë dhe skemën e mbështetjes që BE ka vënë në dispozicion të investimeve në sektorin e bujqësisë dhe turizmit. Vlen për tu theksuar që një pjesë fermerësh e agropërpunuesish ishin informuar dhe ishin shumë pranë plotësimit të gjithë dokumentacionit të kërkuar për aplikimin në skemën e përfitimit. Kryetari i Bashkisë z. Kokoneshi siguroi pjesëmarresit se institucioni që ai drejton do ti mbështesë në çdo hap të proçedurave deri në kualifikimin e aplikimit.
Gjatë bisedave me specjalistët fermerët treguan interes dhe gjeneruan ide të reja investimesh përveç atyre klasike siç janë serat diellore sipas standarteve te reja apo edhe investimet në sektorin e blegtorisë.