Integrimi i shqiptarëve në Itali si nga ana sociale dhe kulturore ashtu edhe në atë administrative vazhdon të nxjerrë në pah vlerat e dhe kontributin e emigrantëve tanë.
I fundit është Erion Begaj i cili u zgjodh në krye të Asamblesë së Këshillit Provincial të të Huajve në itali. E cila përbëhet nga 18 shoqata të huaja kulturore të cilat kanë në fokus mbrojtjen dhe integrimin e emigrantëve që ndodhen në vendin fqinj.
Sipas Statutit, 18 shoqatat e huaja kulturore që përbëjnë Asamblenë e Këshillit Provincial të të Huajve e kanë zgjedhur Erion Begajn si president të ri dhe kanë ripërtërirë ekipin e menaxhimit.
“Jam shumë i nderuar dhe në të njëjtën kohë ndjej përgjegjësinë ndaj shoqatave të kësaj asambleje”, deklaron Begaj. “Vetëm puna në grupe dhe përfshirja mund të çojnë në rezultate. Konsulta duhet të bëhet një pikë reference dhe kontakt midis bashkësive të territorit dhe institucioneve. Do të jetë e rëndësishme të sigurohet një ekuilibër social në territorin tonë “.
Sabil Bahija dhe Diana Teneva, përkatësisht nga shoqata marokene “La Maison Maroccain” dhe “Mille un mondo”, do të jenë dy zëvendëspresidentë.
Delegacioni në luftën kundër diskriminimit femëror është nga Ediht Verde i komunitetit peruvian dhe president i shoqatës “Il sorriso di Michel”.
Minoungou Victorin i shoqatës “Yennenga VIP” të Burkina Faso u zgjodh si kreu i këshillit.
Faleminderit të gjitha shoqatat dhe komunitetet që kryejnë punën e “Këshillit Provincial të të Huajve”.
(parmadaily)