Peridha e fillimviteve ’60 u karakterizua nga forcimi i punes shkencore dhe pasurimi i ketij institucioni me nje sector tjeter, ate te Frutikultures, qe udhehiqej nga Taso Nini. Ne këtë periudhë, vëmendje iu kushtua aktivizimit te specialisteve te rinj, te cilët bene emer ne bujqësinë shqiptare: Qiriako Pollo, Fejzo Pashaj, Alfred Xhomo, Zhaneta Xhomo, Jorgo Shkodrani, Ibrahim Toshkezi.
Kontributi i specialistëve qe udhëhiqnin tema shkencore ishte fryt i punes se perbashket e i zbatimit me korrektese të tematikave te kohës, nga zbatuesit e apasionar Flamur Leskoviku, Nezir Sefa, Qani Sheme, Alush Staka, Xhaferr Agaraj, Llambro Gjergji, Margarit Qiriaqi, Fejzo Godaj, Mustafa Çela, Naun Stambolliu, Petraq Pisku, Fatmir Ranxhi, Llukan Nini, Harilla Kote, Minella Robo e te tjere. Por kjo puně nuk mund tè konkretizohej pa kontributin e madh te bazes eksperimentale prodhuese, qe drejtohej nga i palodhuri Hasan Nazarko.
Instituti nuk mund te kuptohet dhe nuk do të ishte berthama e shkencěs shqiptare, pa bazat shkencore te fuqishme, që kishte ne zona te ndryshme klimateriko-bujqesore te vendit: Korçe, Shkoder, Cerrik, Lushnjë, Fier, Vlore (Llakatund). Më vone u ngritën baza eksperimentale ne Durres (Xhafzotaj), Kamez (Tirane), Gjirokastër, Peshkopi, duke e çuar numrin e tyre ne dhjete ne te gjithe vendin. Nuk ishte rastěsi që ne drejtim te keyre bazave u vunë një pjese e specialistëve qe ishin ně Institutin e Kërkimeve Bujqesore Lushnjë e me vone bene emer ne bujqësinë shqiptare me punen e tyre dhe institucioneve qe drejtuan, si: Hysen Laçej ne Shkoder, Isuf Petrela, Fetah Reka e Ali Lazareni ne Cerrik.
Ně fillimin e viteve ’70, me objektiv fuqizimin e punes shkencore, struktura organizative e Institutit te Kerkimeve Bujqěsore (IKB) Lushnje ishte:
- Drejtor – Koço Dhima,
- Zv/drejtor Demir Liçi,
Sektori Shkencor i Dritherave
Skender Gozhita- përgjegjës
Zhaneta Xhomo -specialiste, .
Alfred Xhomo-specialist, .
Idajet Zhapaj -specialist, .
Sektori Shkencor i Biměve Industriale: .
Arjan Babo -pergjegjes,
Ibrahim Toshkëzi-specialist,
Jonuz Kapllani-specialist,
Fejzo Pashai-specialist, .
Flamur Leskoviku-specialist
- Sektori Shkencor i Foragjereve dhe Perimeve:
Jorgo Shkodrani – pěrgjegjês,
Gazmend Malo-specialist, ”
Xhezmi Saliasi-specialist,
Fejzo Godaj -specialist,
Alush Stakaj -specialist,
- Sektori Shkencor i Agroteknikes:
Aqif Dabulla-pergjegjes,
Sherif Lushaj-specialist,
Qiriako Pollo-specialist,
- Laboratori:
Skënder Çarçani -përgjegjës,
Vladimir Bano -kimist,
Petraq Pisku- teknik,
Thëllëza Zemblaku-teknike,
- Zyra e Kuadrit dhe Administrata .
Zyra e Llogarisě.
Ne fillimin e viteve 70 disa nga bazat ně varësi te ketij Instituti u ngriten ně nivelin e stacioneve:
- Stacioni i Misrit dhe Orizit, Shkoder,
- Stacioni i Duhanit, Cerrik
- Stacioni i Panxharsheqerit, Korçe,
- Stacioni Qendror i Foragjereve, Fushë-Kruje,
- Stacioni i Pemětarisě, Vlorë.
Po ashtu, u ngritën një sëre institucionesh te tjera kerkimore- shkencore (Instituti i Studimit te Tokave, Tirane dhe Stacioni i Mbrojtjes se Bimeve ne Durres; Stacioni i Prodhimit te Farerave te Perimeve dhe Patates ně Tiraně; Stacioni i MekanikesBujqesore ne Tiraně). Edhe ne organizimin e ri, një pjese e mire e drejtuesve dolën nga IKB, Lushnje dhe ishin ndër specialistët me te njohur te bujqësise. Ne Shkoder drejtonte Hysen Laçej, ne Institutin e Tokave, Aqif Dabulla, ne Stacionin e Pemětarise Vlore, Taso Nini, ne Korçe Llazar Çifligu, ne Stacionin e Duhanit Cerrik, Ali Lazareni, ne Stacionin e Perimeve dhe Patates, Halim Stermasi, ne Stacionin e Mbrojtjes se Bimeve Durrës, Andon Papingji.
Per te siguruar ecurině normale te punës kerkimore – shkencore dhe prodhimit tě farerave tě kětyre stacioneve, ně planin metodik u shfrytězua e u përshtat pěrvoja e mire shumevjeçare e kerkuesve te IKB, Lushnjë dhe katedrave te ILB, Tirane. Edhe pas krijimit tě stacioneve kërkimore – shkencore e ne vazhdimesi, deri ně fillim te viteve ’80, Keshilli Shkencor i vetëm ishte dhe mbeti ai i IKB, Lushnje.
Ně vitet 1974-1975 ne vendin tone filloi një ere e re, ajo e kualifikimit pasuniversitar te specialistëve te institucioneve tê larta arsimore e shkencore dhe mbrojtja e disertacioneve për marrien e gradave shkencore. Keshilli Shkencor dhe ai i Fakultetit te Agronomise ne ILB, Tirane, ishin te paret qe e kishin kete te drejte.
Ne vitet 1978 – 1979 institucioneve kerkimore iu kushtua edhe njehere vemendje e vecante, duke berë nje riorganizim te ri te programeve e planeve kërkimore, si dhe metodikave te punes e duke rikthyer ne varësi te IKB, Lushnje, Stacionet e Misrit dhe Orizit, tě Foragjereve dhe tě Mbrojtjes se Bimeve. Ne kete periudhe (shtator1978 – shkurt 1981), drejtor ishte prof. Mentor Përmeti dhe funksiononin keta sektore:
- Sektori i Seleksionimit (pergjegjës S. Gozhita)
- Sektori i Farërave (pěrgjegjës Jorgji Xhufka)
- Sektori i Agroteknikes (pergjegjës Milto Hyso)
- Laboratori (pergjegjës Vladimir Bano)
Ne fillim te viteve 80, te gjitha stacionet qe ishin ně varesi te ketij Instituti u ngritěn ně statusin e institutive me vete, ne varesi te drejtpërdrejtë nga Ministria e Bujqesisë:
- Instituti i Misrit dhe Orizit, Shkoder (1982)
- Instituti i Foragjereve, Fushë-Kruje (1983)
- Instituti i Pemetarise, Vore (1984)
Nderkohě, ne Tiraně, ne fund te vitit 1980 ishte ngritur Instituti i Perimeve dhe Patates.
Ne periudhen shtator 1981- korrik 1989, drejtor i IKB-se ishte Xhevat Shima. Pas krijimit te ketyre instituteve te rinj, struktura organizative IKB, Lushnjë ishte:
- Sektori i Dritherave (pergjegjës S. Gozhita e specialistè Vladimir Malo, Alfred Xhomo, Foto Kashta, Dhimiter Petri, Pellumb Harizaj, Merita Çela, Shkendi Sebishti).
- Sektor i Farerave Vajore (pergiegjes Arjan Babo e specialistë: Naum Prifti, Elham Manaj, Jorgji Muzaka, Hiqmet Demiri, Spiro Sterjo, Nadire Musaj, Tefta Toshkollari)
- Sektori i Bishtajoreve (pergjegjes Jorgo Shkodrani e specialiste: Agim Canko, Vladimir Kola)
- Sektori i Gjenetikë- Fiziologjise (pergjegjes Ramadan Shehu e specialistë: Milto Hyso, Dhimitër Sema, Elmaz Guga (matematicien)
- Laboratori Kimik (pergjegjes Vladimir Bano e kimistë: Valentina Arapi, Thëllëza Gina (laborante), Petraq Pisku, Lumturi Shahini).
Njëkohesisht, ne kete periudhe kane vazhduar pune edhe bazat eksperimentale, ne Lezhe me nje specialist, ne Korçë baza e Panxharit me tre specialiste, ne Skrapar e ne Gjirokastër me nga një specialist. Duhet theksuar se ně fundin e viteve 70 dhe gjate viteve 80, instituteve kerkimore te bujqesise iu dha e drejta e marrjes ne pune te studenteve, direkt nga Universiteti Bujqësor, me kerkesa bashkëkohore, rezultate tè larta ně měsime, gjuhe te huaja, etj.
vijon…