Reklame:

IPARD, sot dita e fundit e aplikimeve per 2019

Sot eshte dita e fundit per aplikimet ne programin IPARD nje finacim i Bashkimit Europian dhe qeverise Shqiptare ne ndihme te Bujqesise dhe Agroturizmit.

 

IPARD – BE  eshte nje program i cili ka filluar te aplikohet qe ne vitin 2007 dhe qellimi i tij baze eshte qe tu jape një dorë te sipermarreve në bujqësi, blegtori e agroturizem, si sektoret me te rendesishem per Shqiperine dhe ku punesohen apo kane lidhje te drejtperdrejte  mbi 50% e popullsise.
IPARD eshte nje program qe ju afrohet kryesisht vendeve që aspirojnë anëtarësimin ne Bashkimin Europian.

Bujqesia dhe Agroturizmi cdo dite e me shume po marin vemendje nga organizmat nderkombetare por qeveria shqiptare ende nuk eshte ne lartesine e duhur ne kete drejtim. Ligjet e shumta dhe te miratuara ne kuvend per bujqesine nuk diskutohen apo konsultohen me grupet e interest sic ishte paketa e re fiskale per TVSH-ne e cila ka krijuar nje turbulence ne gjithe sektoret qe perfshin ndryshimi i skemes pas miratimit te ligjit. Nese i shtojme kesaj situate edhe levizjet e ministrave te kabinetit apo mungesen e akteve nenligjore, kuptohet se cfare kolapsi krijohet ne treg.

Objektivi i përgjithshëm i IPA-s për Shqipërinë është të mbështesë reformat dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të arritur pajtueshmërinë me ligjin e BE-së  në mënyrë që të përgatisë plotësisht vendin për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian