Reklame:

200 mijë viktima çdo vit në gjithë globin. Përse vendosi BE-ja të ndalojë pesticidet?

Rreth 200,000 njerëz vdesin çdo vit në mbarë botën, për shkak të përdorimit të pesticideve në prodhimin dhe ruajtjen e produketeve bimore. Një raporti i publikuar nga Kombet e Bashkuara në fund të vitit 2017 ngriti alarmin se shumica e këtyre substancave po shpërndaheshin në mënyrë të pakontrolluar duke shkaktuar dëmë fatale përsa i përket sigurisë ushqimore dhe mbrojtes së mjedisit.

Bazur në këto raporte Bashkimi Evropian vendosi ndalimin e të gjitha insekticideve më të përdorura në botë në të gjitha vendet e saj anëtare për shkak të rrezikur serioz që këto substance paraqesin për bletët. Ndalimi i neonicotinoideve, i miratuar nga vendet anëtare disa javë më parë, pritet të hyjë në fuqi dhe nënkupton se pesticidet do të mund të përdoren vetëm në serra të mbyllura.

Përse janë të rrezikshme?

Sipas OKB-së, përdorimi i pesticideve është i ndërlidhur me rritjen e prodhimit të ushqimit, por ka patur “ndikime katastrofike” në shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

“Rritja e prodhimit të ushqimit nuk ka arritur të eliminojë urinë në mbarë botën. Mbështetja tek pesticidet e rrezikshme është një zgjidhje afatshkurtër që dëmton të drejtën për t’u ushqyer dhe për shëndetësi adekuate, si për gjeneratat tona ashtu edhe për ato që do të vijnë në vazhdim “, theksonte raporti. OKB-ja liston një sërë sëmundjesh të rënda dhe probleme shëndetësore që shaktohen nga pesticidet. Sipas eskpertëve ato përfshijnë kancerin, sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit, ndryshimet hormonale, sterilitetin dhe efektet neurologjike.

“Në disa vende, helmimi i pesticideve tejkalon edhe vdekjet nga sëmundjet infektive,” theskonte raporti.

Sipas OKB-së shumica e qeverive marrin vendime për përdorimin e pesticideve bazuar në raportet e kompanive agro-industriale, pavarësisht se dëshmitë shkencore tregojnë se ato paraqesin rreziqe të papranueshme për njerëzit dhe mjedisin. Sipas raportit të njerëzit mund të ekspozohen ndaj pesticideve në një shumëllojshmëri mënyrash, duke filluar nga fermerët që e përdorin drejtëpërdrejtë në produkte dhe duke përfunduar tek foshnjat që pijnë qumështin e nënës së tyre të infektuar. Pak njerëz janë të paprekur nga ekspozimi i pesticideve. Ne mund të ekspozohemi përmes ushqimit, ujit, ajrit ose kontaktit të drejtpërdrejtë me pesticidet ose mbetjet. Raporti i OKB-së gjithashtu theksonte efektet e thella në mjedis, duke përcaktuar se pesticidet e përdorura për prodhimet bimore shpesh ndotin ekosistemin përreth duke shkaktuar pasoja të paparashikueshme ekologjike.

BE-ja ndalon pesticidet për të mbrojtur bletët

Bletët dhe insektet e tjera janë jetike për prodhimin global të ushqimit. Vendimi për ndalimin e pesticideve erdhi pas një raporti të detajuar të Komisionin Evropian, në shkurt të këtij viti, sipas të cilit ekspertët arritën në përfundimin se pesticidet dhe hormonet ndotin tokën dhe ujin. Kjo bën që të gjitha bimët dhe lulet e egra që mbijnë në fushat ku janë përdorur pesticide, të jenë të ndotura për të gjitha dekadat në vazhdim. Një studim i kohëve të fundit i mostrave të mjaltit zbuloi se kontaminimin i neonicotinoideve kishte arritur tashmë në shkallë globale.  Vytenis Andriukaitis, komisionerja evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, mirëpriti vendimin duke thënë se komisioni i kishte propozuar këto masa muaj më parë.

Ndalimi i tre neonicotinoideve kryesore u nxit gjithashtu pas një peticioni të nënshkruar nga 5 milionë njerëz, të cilët këmbëngulnin se shëndeti i bletëve mbetet i një rëndësie të madhe për Europën që ka të bëjë me biodiversitetin, prodhimin e ushqimit dhe mjedisin. Pothuajse të gjithë ekspertët bien dakort se vendimi për lejimin e neonicotinoideve një çerek shekulli më parë ishte një gabim që çoi drejt një katastrofë mjedisore.

Megjithatë, prodhuesit e pesticideve dhe disa grupe bujqësore kanë akuzuar BE-në se është më e kujdesshme se sa duhet dhe paralajmëruan se bujqësia evropiane do të dobësohet ndjeshëm si rezultat i këtij vendimi.

“Ndoshta jo sot, ndoshta jo nesër, por me kalimin e kohës Brukseli do të shohë ndikimin negative të heqjes së një vegle vitale për fermerët”, u shpreh Graeme Taylor, kryetar i Shoqatës Europiane të Mbrojtjes së Bimëve.

Theksojmë se neonicotinoidet janë një grup pesticidesh që kanë shkaktuar një gamë të gjerë dëmesh tek bletët, të tilla si dëmtimi i kujtesës dhe zvogëlimi i numrit të mbretëreshave.

Por çfarë janë pesticidet?

PPP-të (të njohura në gjuhën popullore si pesticide) janë produkte që përbëhen ose përmbajnë substanca që ndryshojnë ciklin natyror të produkteve bimore.

Ato përdoren kryesisht për:

-Mbrojtjen e bimëve ose produkteve bimore nga të gjithë organizmat e dëmshëm.

-Për të ndryshuar proceset jetësore të bimëve, si për shembull të përshpejtojnë rritjen e tyre (për këtë qëllim përdoren kryesisht hormonet).

-Ruajtjen e produkteve bimore dhe ndryshimin e jetëgjatësisë së tyre (kryesisht të fruta-perimet dhe luleve).

– Shkatërrimin e disa llojeve të bimëve ose të pjesëve dëmshmëve të tyre, siç janë për shembull barërat e këqija që pengojnë rritjen e produkteve.

-Kontrollimin ose parandalimin e rritjes së padëshiruar të bimëve

PPP-të përmbajnë të paktën një substancë aktive të miratuar gjërësisht nga ekspertët, të cilat mund të përfshijnë mikro-organizma, feromone dhe ekstrakte botanike.

Por ato mund të jenë mjaft të rrezikshme nëse përdoren në mënyrë të paktrolluar. Përpara lejimit të përdorimit të çdo pesticifdi, autoritet duhet të konsultohen me eksperët  jo vetëm për sasinë por edhe për mënyrën sesi do të aplikohen.