Reklame:

Gëlqerosja e pemëve, roli mbrojtës tek pemët.

Gëlqerosja e pemëve është një traditë që ështe ruajtur me arsye gjer në ditët e sotme. Përvec anës estetike, gëlqerosja ka një rol të rëndësishëm mbrojtës tek pemët.

Gëlqerosja e pemëve, roli mbrojtës tek pemët.Gëlqerja e shuar është një baktermbytës edhe këpurdhvrasës i mrekullueshëm.

Ngjashëm sikur me rrobat tona është edhe me pemët. Ngjyra e bardhë reflekton dritën e diellit duke zvogëluar kështu nxehjen e lëvores së pemës, cka nuk është rasti edhe me pemët e pagëlqerosura (ngjyra e mbyllët) të cilat e absorbojnë nxehtësinë.

Gëlqerosja gjithashtu mund t’i vonojë lëngjet/vegjetacionin e hershëm – duke parandaluar kështu dëmet nga ngricat e mundshme në pranverë.

Gjithashtu reflektimi ka një rol edhe gjatë ditëve të nxehta të verës, kur pemët e reja, të cilat nuk e kanë lëvoren e trungut të trashë, mund të preken nga kanceri i hershëm.

Gëlqerja mund të veprojë edhe në lloje të ndryshme të insekteve që dimërojnë ose kanë vezë në sipërfaqen e kores. Gjithashtu mbron pemët nga brejtësit dhe kafshët e ndryshme (lepuri, kaprolli, miu).

Ka efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të ndryshme të cilat gjatë dimrit krijohen nga vezët e parazitëve në lëkurë, apo nese vet pema ka carje, myshqe dhe likene si vende të përshatshme ku mund të zhvillohen sporet.

Receta
5 kg gëlqere e shuar
500 gr kripë
250 gr squfur për tretje.

Përzihet me 15-18 litra ujë për të bërë një masë relativisht të trashë të përshtatshme për aplikim me furçë ose me rul.

Gëlqerosja bëhet para reshjeve të borës, dhe përsëritet në fillim të pranverës në qoftë se pemëve u bie boja nga reshjet.