Pjesa e 4
Gjate Periudhes se ndryshimeve demokratike (1991 – 2002), strukturat organizative nuk pésuan ndryshime. Puna shkencore vazhdoi po me tě njëjtěn tematikě, por u reduktua baza prodhuese, siperfaqja e tokes, mjetet etj. Gjate kêsaj kohe drejtues te institucionit kaně qeně
Vladimir Malo. shtator 1989 – korrik 1992 Milto Hyso. korrik 1992 – nentor 1994 Agim Canko nentor 1994 – shtator 1997 Vladimir Malo shtator 1997- qershor 2001 Ramadan Shehu nendor 2001 – nendor 2002
Ne zbatim te VKM nr. 197, date 18.03.1996, per rrjetin e institucioneve shtetërore shkencore pika 2, me urdhêr ta Ministrise se Bujqěsisě, nr. 261, datě 06.06.2002, u krijua Instituti i Kerkimit te Bimeve tè Arave, Fushe-Kruje, mbi baze te shkrirjes se:
Institutit te Kekimeve Bujqesore, Lushnjë Institutit tě Kèrkimeve Foragjere, Fushe-Krujë Institutit te Duhanit, Cerrik Stacionit te Panxharit, Korçë
- Fusha e veprimtarise se IKBA ishte: Ruajtja e resurseve dhe pěrmirěsimi gjenetik Permiresimi i teknologjisë ekzistuese dhe hartimi i atyre te reja Transferimi i teknologjive Prodhimi i farerave të gjeneracioneve te larta në drithëra. bime foragjere e industriale.
Në strukturen organizative te IKBA-se kishte kěto stacione eksperimentale:
- Stacioni eksperimental, Lushnjë
- Stacioni eksperimental, Fushë-Krujë
- Stacioni eksperimental, Cerrilk
- Stacioni eksperimental, Korçë
Stacioni Eksperimental, Lushnje, fushen e veprimtarisě, ne kuadrin e detyrave te IKBA-se, e zhvilloi ne kulturat e grurit, fasules dhe lulediellit. Megjithëse ne kěte periudhe, specialistet e ketij stacioni, Foto Kashta, Ramadan Shehu e Agim Canko, kaluan ne Fushe-Krujë, puna kerkimore – shkencore me keto kultura bujqěsore u zhvillua ne Lushnjë nën udhěheqjen e tyre dhe kjo falë punes se zbatuesve tě talentuar e shumë korrektè te ketij Instituti.
Gjatë kesaj periudhe, veprimtaria kerkimore – shkencore, qe zhvillohej ne stacion kishte dhe përmblidhte te gjithě punen qe běhej ně Institut perpara ketij ristrukturimi, si puna gjenetike permbledhěse ne bimet e grurit dhe fasules, testimi i kultivareve ně grurě, fasule e luledielli, probleme te teknologjive tč kultivimit tě ketyre bimeve dhe prodhimi i farerave te gjeneracioneve tě larta. Gjatě kesaj periudhe, megjithëse personeli shkencor ně stacion u reduktua, shume nga ata qe mbeten e mbajtën puněn ne nivel te mire shkencor, jo vetëm me detyrat ne kuadrin e IKBA-së, por edhe duke u lidhur me projekte me donatore tě huaj, si CINS dhe UMCOR, për persosjen e mětejshme te punës shkencore dhe sidomos te rinovimit të pajisjeve tě mekanikěs bujqesore per eksperimentet fushore, të pajisjeve te reja laboratorike e zyrave dhe ristrukturimin e mjediseve ne godinat kryesore dhe ně laborator.
- Stacioni eksperimental Lushnjë, në ketë periudhë u drejtua nga:
- Nikolle Ndoni nentor 2002 – maj 2003
- Isuf Dupi maj 2003 – shtator 2005
- Vladimir Bano shtator 2005 – gusht 2006
Si dhe nje staf shkencor e administrativ i reduktuar: Merita Maliaj, Shkëndi Sebishti, Zylfije Hida, Tefta Toshkollari, Lumturi Shahini si zbatuese dhe Tefta Puka financiere, Violeta Visha magaziniere e Agim Haliti brigadier në drejtimin e punëve në bazën eksperimentale. Kjo pune dhe ambjenti i mbajtur në një gjëndje të mirë, solli që me vendimin e qeverisë, nr.515, datë 19.07.2006, në ketë vend të krijohej “Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujgësore” (QTTB), Lushnje, ku u përfshi ish-Instituti i Perimeve dhe Patates, Tiranë, si dhe Stacioni Eksperimental i Lushnjës
Vijon…