Reklame:

Këshilli Bashkiak miraton kërkesë – propozimin për 100 vjetorin e Kongresit, 21 janari, Festë Kombëtare Zyrtare

Këshilli Bashkiak miraton kërkesë – propozimin për 100 vjetorin e Kongresit, 21 janari, Festë Kombëtare ZyrtareMe kërkesë të Kryetarit të Bashkisë, sot më datë 31.01.2019 ora 12:00, u mblodh Këshilli Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku u shqyrtua propozimi i Kryetarit të Bashkisë Lushnje z. Fatos Tushe bashkëngjitur me kërkesën e qytetarëve të Bashkisë Lushnje, perfaqesuar nga Shoqata Atdhetare Kombëtare Myzeqeja.

Kjo shoqatë  ka vite që këmbëngul për të  marrë vëmëndjen e duhur Kongresi Kombëtar i Lushnjes e për ta realizuar këtë duheshin mbledhur edhe firmat e 10,000 qytetarëve me qëllim që t’i propozohet Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë shpalljen e datës 21 Janar “Kongresi Kombëtar i Lushnjes” si ditë feste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Ka patur shumë nisma të mëparshme e propozime në nivel lokal, por asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar si një kërkesë e ligjëshme dhe të arrijë deri në miratim të këshilltarëve si një produkt I gjithëpranuar edhe politikisht. Shkak për këtë është përdorur edhe përvjetori jubilar  meqënëse viti 2020 përkon me 100 vjetorin e Kongresit Kombëtar të Lushnjës.

Pikerisht ky rast kaq i bukur por edhe në prag fushate zgjedhore duket se nuk i ka shpëtuar kryetarit te bashkise z. Tushe i cili jo vetëm e ka mbështetur por ka treguar gjithë vëmëndjen e duhur që kjo kërkese të kishte prezencën e duhur të këshilltarëve për të marë kuorumin e mjaftueshëm që  i duhej për tu kaluar në votim.

Fatos Tushe pasi ka vlerësuar Kongresin si ngjarje historike të një karakteri kombëtar, ka pranuar në fjalën e tij se ky veprim është i vonuar por më mirë vonë se kurrë.

Gjithshka vjen një kohë shkon ne vendin e saj ndaj dhe shprehja e z. Tushe  është një thenje që justifikon shpesh gjëra që duhet të ishin bërë më parë.

Jakup Beqiri ka folur në emër të këshilltarëve të djathtë duke vënë theksin se sistemi komunist nuk i dha vemendjen e duhur  kësaj ngjarje pasi organizatorët ishin shtresë e pasur dhe si të tille nuk ishin të pelqyer të atij sistemi. Z. Beqiri falenderoi në veçanti organizatorët dhe nismëtarët e realizimit të kësaj nisme duke shpresuar që kjo qeveri duhet ta bëjë këtë vendim si një borxh ndaj Lushnjarëve dhe Shqiptarëve.

Kërkesa u miratua unanimisht nga këshilltarët e pranishëm.

Me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë, sot më datë 31.01.2019 ora 12:00, u mblodh Këshilli Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku u shqyrtua propozimi i Kryetarit të Bashkisë Lushnje z.Fatos Tushe, bashkëngjitur me kërkesën e qytetarëve të Bashkisë Lushnje dhe Shoqatës Atdhetare Kombëtare Myzeqeja, që t'i propozohet Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë shpalljen e datës 21 Janar "Kongresi Kombëtar i Lushnjes" si ditë feste zyrtare në Republikën e Shqipërisë, meqe 2020 përkon me 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. Kërkesa u miratua nga këshilltarët e pranishëm.

Gepostet von "Bashkia Lushnje" am Donnerstag, 31. Januar 2019