Reklame:

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, përbëjnë një ekosistem mjaft të rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.
Pikërisht për këtë arsye në 2 shkurt të vitit 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it është miratuar Konveta për Ligatinat ku është vendosur që kjo datë të shpallet si “Dita Botërore e Ligatinave”

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

 

 

 

 

 

 

 

 

Prej vitit 1995 pjesë e “Konventës së Ramsarit” është edhe Laguna e Karavastasë pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta i cili e ka kthyer në traditë zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të kësaj dite ku ditën e sotme kanë qenë të pranishëm grupi Shkodran Taraboshi si dhe pjestarë nga Agjensia Pyjore e Kosovës. Gjatë vizitës së tyre u njohën me pasuritë e këtij parku në qendrën e vizitorëve dhe për të vazhduar me “Birdwatching” ku vrojtuan shpendë të ndryshëm që gjenden në Parkun Divjakë-Karavasta. Vizita u mbyll me mbjelljen e 70 pishave të buta në Park, si simbolikë në lidhje me këtë ditë të shënuar mjedisore. Vlen për tu përmendur puna e palodhur dhe e përkushtur e Drejtorit të parkut Ardian Koçi dhe stafit të tij të përzgjedhur të cilët e kanë kthyer këtë park në vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota.