Reklame:

Mbjellja e dy kulturave ne sera, forme e suksesshme per rritjen e te ardhurave.

Aplikimi i mbjelljes se dy kulturave ne te njejten kohe ne sera ka gjetur nje perdorim gjithnje ne rritje. Specialistet e bujqesise prane AREB Lushnje tregojne se nga praktika e ndjekur ne keto vite por edhe nga vendet e tjera ku eshte aplikuar, kjo metode rriti shfrytezimin e sip se mbjelle ne sera duke alternuar kete me ciklin bimor te kultivareve te zgjedhur per tu kombinuar.

GERSHETIMI I VRESHTAVE ME LAKREN SALLAT, VARIETETI KEVIN, ESHTE NJE NGA KOMBINIMET ME TE SUKSESSHME NE SERA.

Duke qene se Rrushi i tavolines ne sera aktualisht eshte ne nje periudhe vegjetimi ose ne gjumin e tij dimeror, siperfaqja e tokes mund te mbillet pa problem duke mos demtuar vreshtin. Kultivimi  interkalar me Laker Sallate  Varieteti KEVIN eshte nje nga metodat me te mira per te cfrytezuar siperfaqen e tokes pa ndikuar aspak  cikli biologjik i lakres ne ciklin e vreshtit e te prodhimit cilesor te rrushit per tavoline.

Vellezerit Koklaj te cilet jane te njohur si kultivues te vreshtave e prodhues te veres kane aplikuar mbjelljen e lakres KEVIN per export dhe fale ndihmes se pakursyer te specialistit te bujqesise z. Dhimiter Qorri kane nje situate shume te mire si te lakres  po ashtu edhe te vreshtit te tyre ne sera.

Interesant eshte fakti se lakra KEVIN eshte nje produkt i kerkuar per eksport.

Trajtimi me preparat me permbajtje bakri ne laker ndiqet me prognoze. Sera eshte e mbrojtur me rrjeten Anti insekete per demtuesit.

Monitorimi i senundjeve ne cdo hap te bimes siguron shendetin e plote te bimes. Ruajtja e lageshtise nepermjet sistemit te ujitjes me pika eshte lehtesi dhe kontroll i bimeve por edhe nje menyre shume efikase per ushqimin e tyre. Analiza e tokes ne cdo fillim sezoni mbjelljesh eshte nje tjeter element i rendesishem e cila te orienton per gjithe protokolilin e ndjekjes se bimeve si dhe trajtimin e saj me elementet e domozdoshem per kulturat e mbjella.

 


Agronews.al