Reklame:

Procedohen dy persona per gjueti te paligjshme ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

 

Moratoriumi i gjuetise i shpallur nga qeveria shqiptare ka vene ne gadishmeri te gjithe punonjesit e pyjoreve te Republikes se Shqiperise. Pavaresisht se shumica e gjuetareve jane ndergjegjesuar me kete ligj dhe kane bllokuar armet e tyre ka ende nga ata gjuetare qe shkelin ligjin dhe abuzojne. Nje rast i tille eshte konstatuar diten e sotme ne Parkut Kombetar Divjake-Karavasta. Renxhersat e AdZM Fier te cilet po kryenin sherbimin ne Parkut Kombetar Divjake-Karavasta kane bllokuar dy persona per gjueti te paligjshme ne territorin e ketij parku. Mbas plotesimit te dokumentacionit perkates, ata u shoqeruan nga Policia e Komisariatit Divjake per bllokimin e armeve dhe verifikime te metejshme.

-Natyra eshte shtepia e te gjitheve dhe duhet mbrojtur. Ne rrugen tone sigurisht qe shkaktojme edhe “armiq”, por numri i atyre qe na mbeshtesin ne punen tone eshte gjithnje dhe me i madh. Ju lumte djema dhe gjithnje te papertuar per zbatimin e ligjit. Faleminderit edhe atyre qe na perkrahin ne punen tone!- eshte shprehur Drejtori i AdZM Qarku Fier Ardian Koçi ne rrjetet sociale.