Kjo menyre ujitjeje, eshte forma me e persosur, e cila aplikohet ne te gjithe kulturat bujqesore si: Ne perimore ( fusha dhe sera), ne frutikulture, ne vreshtari, ne lulet dekorative, ne agrume, ne kulturat e dritherave bujqesore dhe ato industrial
PERPARESITE:
* Ujitet ne cdo ore te dites, pa krijuar asnje shqetesim fiziologjik te bimet;
* Mundesohet nje shperndarje uniforme uji ne te gjithe siperfaqen, madje ne menyre te kontrollueshme deri ne ate thellesi toke aq sa eshte i shtrire sistemi rrenjor i bimeve;
* Menjanohet lagia e siperfaqes se tokes siç ndodh ne rastet e ujitjeve me permbytje apo brazda, duke eleminuar plotesisht mundesine e infektimit nga semundjet qe vine nga siperfaqja e tokes;
* Eleminohet kontakti direkt i ujit me gjethet dhe bimen ne pergjithesi, duke evituar jo vetem rritjen e lageshtires se panevojshme te ajrit dhe eleminohen mundesite e prekjes nga semundjet kerpudhore;
* Cilesia e ujitjes me pika realizohet shume mire, pavaresisht se kushtet e motit jane te papershtateshme;
* Lejon mundesine e menaxhimit te sasise se ujit ne varesi te kerkesave te bimeve sipas fazave te rritjes dhe te zhvillimit te tyre.
* . Ujitja me pika kursen ne maksimum sasine e ujit per njesi te siperfaqes;
* Krahas ujitjes me pika mund te realizohet njekohesisht pleherimi plotesues kimik (sidomos plehrat e kombinuara kristalore), ne perputhje me kerkesat e bimeve sipas fazave te rritjes dhe te zhvillimit te tyre;
* Favorizon instalimin e aparateve dhe e sensoreve te tjere kontrollues, me qellim menaxhimin e pajisjeve klimeformuese (si: sistemin e ngrohjes, te vendilimit, dhe klimeformues, etj;
* Shpenzimet per riparime dhe mirembajtje, jane ne vlera shume te uleta;
* Pajisjet mund te montohen dhe te çmontohen me lehtesi kur te jete nevoja dhe mund te ruhen pa probleme per tu riperdorur edhe per disa vite me radhe.