Trajtimi i bimeve me pesticide eshte nje nga problemet me te medha e te perfolura qe po hasin fermeret per shkak te mungeses se kontrollit nga strukturat perkatese. Shpesh ka patur raste qe disa abuzues ne numer te vogel, jane bere shkak per penalizim te shume fermereve dhe prishje imazhi te produkteve Made in Albania.
Sipas informacioneve te mara ne rruge operative ka filluar te lulezoje tregtia e disa ilaceve bujqesore te cilat kane hyre kontrabande, nga njerez me njohje dhe mundesi trafikimi por qe nuk kane lidhje me bujqesine e akoma me keq me specialitetin, veç fitimit ekonomik.
Silikoni plus eshte nje perberes me permbajtje lendesh kancerogjene qe ka mbushur tregun dhe nuk eshte i perfshire ne listen qe Ministria e Bujqesise lejon te perdoret. Silikoni Plus ka ne perberje te tij elemente te cilet jane te rrezikshem per konsumin nga njeriu dhe nese aplikohet duhet qe ti jepet nje kohe 6 mujore produktit per tu konsumuar pasi vetem atehere mund te mos kete rrezik per njerezit apo kafshet. Kontrolli i pikave te shitjes se pesticideve apo farmacive bujqesore, duhet ushtruar i forte dhe i menjehershem nga strukturat perkatese, pasi ne kete kohe ka hyre ne fuqi edhe ligji per heqjen e tvsh-se cka justifikon dyfish cdo mase qe do te jete e nevojshme nese konstatohen shkelje, mosaplikim i uljes se cmimit e akoma me keq nese tregetohet Silicon Plus, burimi i kancerit tek njeriu. Doganat dhe sistemi TIM-s jane menyra me e mire per eleminimin e futjes ne treg te ketij produkti te rrezikshem, pasi mjafton sado pak kontroll rigoroz dhe kryqezim te dhenash ne historikun e subjekteve qe importojne si dhe ndeshkimi extrem i rasteve kur konstatohet perdorimi i Silicon Plus.
Agronews.al