Reklame:

Bajamja, pema që lulëzon e para

Duke u zgjuar nga gjumi i dimrit, pemët e bajameve lulëzojnë me vrull. Meqë është një nga pemët e para që çel, zakonisht bajamja bie shumë në sy. Lulet e saj të bardha dhe rozë i japin hijeshi peisazhit dimëror.

Pema e bajames arrin lartësinë nga 4 deri 10 metra kurse diametri deri në 30 centimetër. Bajamja futet tek lloj i pemëve gjetherënëse dhe kur çelë lulet ato janë të bardha, të kuqërremta kur ekspozohen në diell. Gjethet a bajames kapin gjatësinë 3 deri në 5 cm dhe bishti deri në 2,5cm.

Kurse lulet e pemës së bajames kanë ngjyrë rozë ose të bardhë me një diametër 3 deri 5 cm me pesë petale. Lulet çelin para se të dalin gjethet dhe çelja e tyre bëhet në mënyrë individuale. Bajamja është një pemë prodhuese dhe fillon të prodhojë frytet e para gati pas 5 vjetësh. Fryti i bajames piqet 7 deri 8 muaj pas lulëzimit në periudhën e vjeshtës.

Fruti i bajames është një frut me bërthamë. Ndryshe nga disa pemë të  tjerë të gjinisë Prunus të tilla si kumbulla dhe qershia që e kanë bërthamën të mbuluar me tul të lëngshëm, bajamja e ka bërthamën të mbuluar me tul të thatë jeshil me lëkurë me push. Bërthama përbëhet nga guaska e fortë dhe fara. Fara është pjesa e ngrënshme e bajames. Zakonisht brenda guaskës është një farë, por ndonjëherë ndodhen edhe dy.

 

 

Origjina e bajames është në Lindjen e Mesme ku kultivohej deri 3000 vjet para erës së re. Pema e bajames është e shpërndarë përgjatë brigjeve të Mesdheut. Futet e bajames ndahen në dy nënlloje kryesore, njëri lloj është bajamja e hidhur me një aromë të mprehtë që përdoret kryesisht në mjekësin alternative si ilaç dhe bajamja e ëmbël e cila përdoret për ushqim dhe në industrinë e ëmbëlsirave. Prodhimtaria botërore i kalon të 1.85 milion tonë në vit.

Prodhuesit më të mëdhenj janë ShBA, Greqia, Italia dhe Marok.