Reklame:

Bashkia Divjake, Vazhdon me Rikonstruksionin ne Rruget e Terbufit

Bashkia Divjake, ne kuader te rikonstruksionit te rrugeve ne te gjitha njesite administrative te saj, ka nisur punimet per disa segmente ne njesine Terbuf.

Aktualisht po vazhdohet me rehabilitimin e rrugëve në të cilat janë përfunduar kanalizimet.

 

 

 

Sipas informacioneve te mara nga zyra e sherbimeve prane bashkise Divjake, këto rrugë po shtrohen me çakull dhe më pas do të proçedohet edhe me ndriçimin e tyre. Gjithashtu do të rehabilitohen të gjitha rrugët më problematike përsa i përket gjëndjes së krijuar nga shirat apo amortizimi dhe mungesa e mirembajtjes nder vite. Në të njëjtën mënyrë shumë shpejt do të proçedohet në të gjithë fshatrat e kësaj njësie, ku situata e rrugeve eshte ne gjendje te renduar.

Gradualisht do të rehabilitohen të gjitha rrugët dhe do të ndriçohen të gjithë fshatrat siç është premtuar.

Sipas z. Fredi Kokoneshi shprehur publikisht ne emisionin UDHEKRYQ ne radio Lushnja, do te kete investim edhe ne rrugen nacionale Çerme – Divjake pasi ky segment eshte amortizuar dhe kerkon nderhyrje te menjehershme. Po sipas zotit Kokoneshi, sezoni turistik por vecanerisht qarkullimi i njerezve dhe mallrave ne kete zone, kerkon nje vemendje me te madhe pasi fluksi i levizjes se tregetareve dhe mallrave eshte ne rritje te shpejte.

 

 

Nderhyrje ne infrastrukturen rrugore e kane te nevojshme edhe shume fshatra te tjere me pak te populluar por qe kane te drejten e tyre per te mare sherbim, sic jane fshatrat e Shenepremtes, apo segmente qe lidhin rrugen nacionale me fshatrat qe jane buze lumit Shkumbin. “Xhelozise” se banoreve te ketyre fshatrave apo ankesave per mungese investimesh, bashkia Divjake u jep nje pergjigje premtuese. – “Jemi zotuar të mbajmë të gjitha premtimet dhe ti shërbejmë komunitetit, gjë që po e realizojmë dhe çdo njeri mund ta verifikojë me lehtësi. Çdo fshat do te mare vemendjen dhe investimin e merituar”.