Reklame:

Shalqi në formë zemre!

Shalqi në formë zemre!Ky shalqi i veçantë në formë zemre konsiderohet një vepër e vërtetë e artit, dhe jo vetëm në bukuri. Kostoja e tij është rreth 250, 300 euro për copë. Fruti është bërë, si për formën ashtu edhe për vlerën e saj, një dhuratë që është e popullarizuar në mesin e çifteve të dashuruar, sepse nuk është vetëm një mendim romantik për kulturën japoneze, por mbi të gjitha sepse në Japoni fruti konsiderohet pothuajse një luks .

 

 

 

Kjo është krijmtari japoneze, për të sjellë fruta të freskëta në një shportë të bukur paketuar me zgjuarsi si një dhuratë për shtëpinë, miqtë dhe familjen dhe e përdorin atë për të bërë një shfaqje të pasurisë së tyre.

 

 

 

 

Këto lloj frutash në supermarketet japoneze, nuk shiten me kilogramë por me kokrra. Kjo sepse mostrat individuale kanë të njëjtën peshë. Frutat dhe perimet janë të bukura, të përsosura, të shijshme dhe të paketuara me kujdes dhe shiten me një çmim shumë të lartë.
Tashmë është krijuar një industri e vërtetë që nga prodhimi i formave që janë ndryshme e deri tek shitja e frutave dhe perimeve me forma të ndryshme zemer, katrore, formen e nje foshnje etj.
Por japonezët nuk i kushtojnë rëndesi vetëm formës së bukur por edhe shijes së frutave. Ata kujdesen shumë për ti dhënë ëmbëlsinë dhe cilësinë e duhur çdo fruti.