Erozioni i lumit Shkumbin po afrohet gjithnjë e më shumë me rrugën turistike të Vilë Bashtovës, duke rrezikuar infrastrukturën, bizneset dhe investimet në bregdet. Sot, lumi ndodhet vetëm 4–5 metra larg rrugës, ndërsa pesë vite më parë distanca ishte të paktën 30 metra.
Por dëmet nuk kufizohen vetëm te turizmi. Sipas banorëve, zhvendosja e rrjedhës së lumit ka bërë që Vilë Bashtova të humbasë rreth 730 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 180 familje janë prekur drejtpërdrejt nga humbja e pronave.
Në një fshat ku bujqësia dhe turizmi janë burimet kryesore të jetesës, erozionit i shtohet edhe shpopullimi, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e komunitetit.
Banorët kërkojnë ndërhyrje për mbrojtjen e brigjeve përpara se lumi të marrë edhe rrugën turistike dhe investimet përreth.
Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë 
Mare nga Mjedisi Sot

