Reklame:

Treg Peshku ne Lagunen e Karavastase ne Parkun e Divjakes

Bashkia Divjake ka tenderuar ndertimin e nje objekti me strukture hekur e beton ne Dajlan, prane kanalit te pare te Vaut ne Parkun kombetar Divjake – Karavasta me afat te fundit dt 16 nentor 2026. Tregu i peshkut qe do te ndertohet eshte nje godine 1 kateshe me siperfaqe 222 m2. Gjithashtu do te kete sistemim te siperfaqes rrethuese, ku do te kete pjese te gjelberuara me siperfaqe 850 m2 dhe sistemim te terrenit me cakull e stabilizant te ngjeshur me siperfaqe 1610 m2.
Perreth objektit do te ndertohet nje zone ndarese e rrethuar me gardh e barriera, me sinjalistike te nevojshme, duke krijuar rrugekalime per punonjesit dhe makinerite.
Kjo ndertese do te jete me themele te vazhduar, me kolona b/amur, tulle 25 cm dhe 12 cm , mbulese me solete e cati.

Ndertimi i ketij tregu do te behet prane resit te kanalit te pare te vaut dhe ka qene pjese e prezantimit qe kr i bashkise Divjake Josif Gorrea ka bere me aktoret turistike lokale, OJF-ve qe operojne ne kete Zone te Mbrojtur ne prezence edhe te ish dr se pergjitheshme te AdZM-se ne Ministrine e Mjedsit, zj Daniel Pirushi dhe stafit te saj, kur ministria drejtohej nga Mirela Kumbaro. Ne te njejten dite u prezantua nga Ministria edhe zgjatja e Pedonales prej druri qe do te perfshinte vazhdimin e asaj ne hyrje te Parkut, pra nga Qendra e Vizitoreve deri tek Divjaka Resort ne qender te Plazhit. Ndersa Tregu po tenderohet dhe do te nise nga nderimi akoma nuk ka nje informacion mbi pjesen tjeter te prezantimit, vazhdimin e Pedonales prej druri.

Lguna e Karavastase aktualisht po perjeton ditet e saj me te veshtira nga ndryshimet klimaterike ne mbare globin, lidhjes se saj me detin, mbajtja hapur e kanaleve lidhes, aluvionet qe cdo vit largojne detin, menyres se menaxhimit te peshkimit apo zhvillimeve te ndryshme qe jane piketuar dhe priten te konkretizohen ne vijim.

Ky objekt po ndertohet ne kulmin e protestave qe kane perfshire vendin dhe ku mjaft ligje dhe hapesira te krijuara nga qeveria aktuale kane ngritur debatin mbi menyren e trajtimit te Zonave te Mbrojtura dhe zhvillimeve mbi keto ndertime te cilat krijojne ndryshime te habitatit, rrugeve natyrore te gjallesave, shpendeve dhe rritjes se aktivitetit njerezor.

Afati i punimeve do te jete 4 muaj nga dt e nenshkrimit te kontrates me fituesin.

Agronews.al