Përvoja shumëvjeçare , zhvillimi real i bimësisë dhe kushteve të motit do jenë baza e parashikimit/prognozës së sëmundjeve dhe insekteve dëmtues kryesor të muajit Prill.
NË VRESHTA
Hardhia deri në fund të muajit Prill do të kalojë këto fazat e mëposhtme:
Hardhia në javën e parë të muajit fillon çeljen e gjetheve dhe nga fundi muajit lastarët janë mbi 20 cm dhe në fazën e butonizimit para lulëzimit.Në dhjetëditorin e parë të muajit sëmundja që rifillon veprimtarinë e saj biologjike është sëmundja e hirit (Uncinula necator) Miceli fillon e aktivizohet dhe depërton në indet e lastarëve të rinj të hardhisë. Pas 2 javëve mundet të duken njollat e hirit.Për mbrojtjen e hardhisë nga hiri nevojiten trajtime të hershme me produkte me bazë squfuri.Trajtimi parë dhe i dytë nuk ka nevojë të shoqërohet me produkte kundra vrugut (Plasmopara vitikola), Trajtimi i tretë bëhet i kombinuar hiri dhe vrugu në të njëjtën sperkatje.
Në dhjetditorin e parë të muajit prill fillon edhe dalja e fluturave të para të tenjës, por që deri në fund të muajit nuk do lindë nevoja për trajtime me insecticide, sepse nuk do të kemi rrezikun e larvave. Nëse do të përdorim feromonet çorientuese të çiftëzimit e tenjës së rrushit (Lobesia botrana) është koha që nga fund ii muajit të varen dispensërat e feromonit.(Isonet L)
Masa të tilla agronomike si cilësia trajtimeve, kullimi vreshtave, punimi i tokes, kultivimet për largimin e barërave të egra janë masa që kufizojnë dëmin e parazitëve në vreshtari.
Feromonet që çorientonjnë çiftëzimin e fluturave të tënjës së rrushit, menjanojnë përdorimin e insekticideve kundra tenjës(Lobesia botrana) Varen gjatë muajit prill. Kukdes!!! Vreshti trajtuar nga ai i pa trajtauar duhet te jëtë mbi 100-150 metra larg.
Kujdes në vreshtat e sapombjella: Kur tokat janë me lagështirë , mbahen nën kontroll kërmijtë me dhe pa guaskë.
Pastrimi nga barërat e egra, kullimi i tokës dhe trajtimet me produkte antikërminj por gjatë darkës, sepse kërmijtë ushqehen me bimë gjatë natës. Vesa lehtëson zvarritjen e tyre mbi tokë dhe bimë.
Për të parë nëse keni ose jo kërmij me shumicë në tokë vendosni disa tasa me birrë rrafsh me tokën (priten shjishet e ujit nga fundi 10 cm dhe futen rrafsh me tokën. Kjo fund shisheje mbushet tre gishta me birrë. Birra i tërheq fuqishëm kërmijtë. Kështu ne shikojmë aktivitetin e kërmijëve në tokën tonë. Po gjetëm mbi 10 kërminj në çdo tas, është një shenjë që duhen trajtime me produkte anti kërmij.
NË MOLLË
Sëmundja kryesore do jetë Kroma e mollës (Veturia inaqualis) Shenjët e sëmundjes në mollë dhe dardhë
Trajtimet e hershme të kryera në fazën 2, 3 4 janë vendimtare për suksesin e punës me kromën e mollës. Sporet dimërore (askosporet) mbijnë lehtë kur gjethet janë të reja, ende me membranë të butë.
Fillohet me produktet me veprim kontakti dhe nëse shikohen shenja përdoren produktet me veti sistemike (që qarkullojnë me sistemin e lëvizjes së limfës në bimë) Në kushte moti të vështira (temperaturë e lartë mbi 18 gradë dhe më lagështi) bëhen edhe kombinime me produkte kontakti dhe sistemi. Cilësia e trajtimeve varet nga imptësia e piklave dhe nga respektimi i dozës produktit në kg ose litra për hektarë mollë. Sëmundja me më pak rrezik është hiri. Paraqet rrezik vetëm për disa kultivarë, dhe jo për të gjithë. Produktet me bazë squfuri fill mbas çeljes gjetheve frenojnë infeksionet nga hiri.
Nese në gjethet e mollës gjinden rreth 5 këpusha për gjethe, lipsen trajtime të hershme për frenimin e këpushave. Si gjykim për trajtime janë edhe infeksionet nga këpusha vitin e mëparshëm. Nëse në 100 lastarë gjenden 10 % me koloni afidesh bëhen trajtime edhe për afidet. Nëse kemi morr miellor, atëherë kufiri për fillimin e trajtimeve është kur gjinden 1 koloni morri për 100 lastarë, sepse kjo specie e morrit deformon edhe frutat.
Në Ullishte
Vazhdojnë trajtimet për mbrojtjen nga syri palloit. Kjo sëmundje formon rrathë koncentrikë mbi gjethet e ullirit që të kujton majën e puplës së shpendit të bukur të palloit)
Kultivarët e tavolinës, kultivari I Bardhi Tiranës, Bela di Spanja, Kushan, Kokërrmadhi Beratit, Kalinjot janë shumë të prekshëm dhe kërkojnë trajtime edhe këtë dhjetëditor që po vjen.
Produktet me bazë bakri janë të përshtaëshëm për kufizimin e kësaj sëmundje. Kultivarët me kokërr të vogël si I Holli Himarës dhe grupi Frantojit janë shumë me rezistentë dhe kështu mund të tolerohen në trajtime.Vrojtimet në gjethet e ullirit na ndihmon në vendimarrje për këto kultivarë.
gjithashtu gjate muajt prill shfaqen shenjat e prekjes nga pleshti ullirit (Euphyllura olivine) i cili ushqehet me butonet dhe lulet e ullirit.
Ky dëmtues nuk është shumë dëmprurës. Trajtimet ndaj tij ose bëhen me zgjedhje, pra në degët ose pemët që kanë infeksion, ose trajtohet e gjithë ullishtja kur mbi 10 % e lastarëve të analizuar kanë koloni me pleshtin pambukor.
AGRUMET
Afidet Nëse mbi 10 % e lastarëve të reja kanë koloni afidesh mundet të behën trajtime
PATATE
Për parandalimin e vrugut kryhen trajtime me fungicide.Trajtimet e hershme janë të efektëshme.
Trajtime me produkte me bazë bakri, Produkte me bazë bakri, por jo me përbërës shtesë Përmendim Champion 20 % bakër
Pluhur bordolez 20 % bakër
Kocide 30-50 % bakër
Neuron 20 % bakër etj
Disa nga produktet që mund të përdoren
Fungicide për mbrojtjen e mollës nga sëmundja e kromës (V.inaqualis) dhe veprimi i tyre mbi sëmundjet në bimët e tjera si hardhi, perime, ullishte | ||||
Emri tregtarI fungicidit | Lenda vepruese/aktive) | MekanizmiVeprimit mbi sëmundjet | Përqëndrimi përdorur në gram ose mililitra në 100 litar ujë | Sëmundjet e tjera ku jep efekt të mirë |
Kumulus | Squfur 80 % | Kontakti | 600-200 gram | Hirin e hardhisë dhe hiret në bimët e tjera, këpushat eriofide |
Mikrotiol | Squfur 80 % | Kontakti | 600-200 gram | Hirin e hardhisë dhe hiret në bimët e tjera, këpushat eriofide |
Pluhur Bordolez(Putilia bordoleze) | Bakër 20 % | Kontakt | 600-1000gram | Mbron mollët edhe nga zjarri bakterial ,mbron hardhinë dhe bimët e tjera nga vrugjet |
Zato Plus | Trifloxystrobinë 40 gram / kgPlus Captan 600 | Pjesa me strobilurinë është pjesë gjysëm sistemike.Pjesa Captan ,parambrojtje | Pengon mbirjen e sporeve(parandalues) dhe pengon rritjen e micelit (roli citrotropik) | Mbron mollën përveç kromës edhe nga hiri |
Antracol | Propineb 70 % | Kontakti, parambrojtës | 150-200 gram | Sëmundjet këpudhore nuk fitojnë rezistencë ndaj tij.Mbron hardhinë nga vrugu dhe perimet nga disa sëmundje |
Falcon | Përmban tre lëndë vepruese: SpiroxamineTebuconazole,Triadimenol | Parambrojtës | 03 litra për hektar në vreshtari | Hirin në hardhi dhe në bimët e tjera si dhe ndryshqet |
Pirus 400 SC | Pyremethanil | Sistemik dhe kontakti | 50- 75 ml | Përdoret në fillimin e çeljes gjetheve të mollës.Mbron bimët edhe nga kalbëzimet të tipit Botritis dhe Monila |
Poliram | Etrhylenethiuram disulphate | Kontakt me kohëzgjatje të efektit | 150-250 gramKur ka 80 % lëndë vepruese | Mbron hardhinë nga vrugu dhe perimet nga disa sëmundje kërpudhore |
Captan 80 ËG | Captan 80% | Parambrojtës dhe kurativ | 150 gram | Mbron hardhinë nga vrugudhe perimet nga vrugjet dhe disa sëmundje të tjera |
Dodina | Melprex | Citotropik, dhe shkatërrues I micelit dhe sporeve | 50-60 gram si parandalues dhe 100 gram si për trajtime kurative | Mbron ullirin nga syri palloi,vrugut të qepës, fletëpërdredhëzës së pjeshkës |
Delan | Dithianon | Parandalues, kuratin | Kur ka 75 % l,a përdoret 100-120 gram | Mbron hardhinë nga vrugu, si dhe perimet nga ndryshqet, vrugjet dhe kalbëzimet |
Strobi | Strobilurinë | Parambrojtës, kurativ,shkatërrues | 10-12 gram | Mbron hardhinë dhe perimet nga hiret, dhe vrugjet |
Sullit 65 ËG | Dodene 65 % | Kontakti, citototropik, kurativ | 60-100 gram | Përdoret qysh kur molla është ne fazën e veshëve të miut |
Mbrojtja e bimëve në bujqësinë biologjike
Në bujqësinë biologjike ka një listë të imputeve të lejuara e cila quhet „Lista pozitive“
BIMA | Sëmundjaose insekti dëmtues | Produktet e lejuara në bujqësinë biologjike | Shënime plotësuese | |
HARDHIA
|
||||
Hiri
U.necator |
Kumulus 80 % squfurMikrotiol, 80 % squfur etj | Fillon qysh në fazën e çeljes së gjetheve. | ||
Vrugu P.viticola |
Produkte me bazë bakri, por jo me përbërës shtesë .Përmendim Champion 20 % bakërPluhur bordolez 20 % bakër
Kocide 30-50 % bakër Neuron 20 % bakër etj |
|||
Kundra tenjësL.botrana | Për brezninë e parë nuk bëhen trajtime me bioinsektice | Bëhen trajtime me feromonet çorientuese të çiftëzimit të fluturave si më poshtë | ||
Për tenjënL.botrana | Kur përdorim feromone çorientuese si ISONET L , dispensërat varen gjatë muajit Prill.Varen 50 copë për dynym vreshtë.Varen në telin e tretë dhe në një rreshtë po dhe në tjetrin një rreshtë jo. | Vresti pa trajtuar me feromone duhet të jetë larg 10-150 metra larg, sepse vijnë nga vreshti tjetër fluturat pjellore dhe lëshojnë vezë në vreshtin e trajtuar me feromone | ||
MOLLA
MOLLA |
Kroma |
Kumulus 80 % squfurMikrotiol, 80 % squfur etj
Produkte me bazë bakri, por jo me përbërës shtesë Përmendim Champion 20 % bakër Pluhur bordolez 20 % bakër Kocide 30-50 % bakër Neuron 20 % bakër etj |
Pas rënies petaleve ose bëhën trajtime vetëm me produkte me bazë bakri, ose bëhen kombinime me produkte me bazë bakri bashkë me ato me bazë squfuri.Në fazën e parë përdoret squfur për të shmangur njollat e rrjetëzuara në disa kultivarë si Goldeni, ku produktet me bazë bakri në kohën e para lulëzimit sjellin më vonë shenjat e rrjetëzimit të sipërfaqës së kokrrave të mollës:Kujtesë:Trajtimet e kryera me produkte me bazë squfuri dhe bakri përsëriten Çdo 7-8 ditë.Pas çdo shiu me mbi 10 mm trajtimet përsëriten. | |
KëpushatP.ulmi | Preparatet me bazë squfuri kufizojnë këpushat, ndërsa në këpushat e familjes Europhidae j që janë në formën e krimbit, produktet me bazë squfuri japin efekt të mirë | |||
KrimbiC.pomonella | Me feromone çorientuese. Varen në muajin Maj, gjatë lulëzimit | Përdoren 100 fije dispensëri për dynym mollë.Mjaftojnë për të gjithë sezonin.Kontrollohen frutat.Nëse kanë ndonjë shenjë, atëhere ndërhyhet me ndonjë insekticid biologjik si ai me bazë viruesi. Siç është formulimi me emrin MADEX. | ||
Zjarri bakterial
E.amylavora |
Preparatet me bazë bakri | Kur ka pjesë të prekura ato priten dhe digjen.Të gjitha produktet që përdoren tek molla përdoren edhe tek dardha.Tek disa kultivarë dardhash, produktet me bazë bakri japin shenja djegie (psh varieteti tek dardhës Ulliams) | ||
ULLIRI |
Syri palloit | Trajtime me produkte me bazë bakri, Produkte me bazë bakri, por jo me përbërës shtesë .Përmendim Champion 20 % bakërPluhur bordolez 20 % bakër
Kocide 30-50 % bakër Neuron 20 % bakër etj |
Nëse ka reshje Brenda prillit kryhen dy trajtime.Quhet syri palloit sepse njollat e sëmundjes në gjethet e ullirit shfaqen me rrathë koncentrikë që të kujtojnë rrathët në pendën e shpendit të bukur të palloit (shiko fotot) | |
AGRUMET |
Afidet | Nëse mbi 10 % e lastarëve të rinj kanë koloni afidesh, mundet të behën trajtime | Ekstrakte bimore, Rotenon,Spinosad, etj | |
Këpushat(Panonycus citri) | Nëse në gjethet e analizuara gjenden mbi 5 këpusha për gjethe lind nevoja për trajtime me insekticidet e lejuara | Ekstrakte bimore, Rotenon,Spinosad, etj | ||
PATATE |
Vrugu |
Për parandalimin e vrugut kryhen trajtime me fungicide.Trajtimet e hershme janë të efektëshme.Trajtime me produkte me bazë bakri, Produkte me bazë bakri, por jo me përbërës shtesë .Përmendim Champion 20 % bakër
Pluhur bordolez 20 % bakër Kocide 30-50 % bakër Neuron 20 % bakër etj |
Kujdes që faqet e poshtme të gjethes.të mbulohen me shtreësën e spërkatjes. |
|
Bubureci patates | Me çeljen e larvave të parë përdoret biopreparati Bacillus tenebrionis | Biopreparat me bazë bacilli.Tretesires i shtohet edhe 1 kilogram sheqer | ||
BARËRAT E EGRA NË TË GJITHA BIMËT: Në bujqësinë biologjike nuk lejohet të përdoren f herbicidet. Rregullimi i numrit të barërave të egra në kufijtë e tolerueshëm realizohet me prashitje, kultivime me mjete mekanike, me mulçërimin e rreshtave me plasmase të zinj etj. Në ullishte edhe me kullotjen e deleve dhe shpendëve shtëpiakë. |
Këshilla të përgjithëshme dhe të përhershme , standarte
1.Këmbehen lëndët active (vepruese) dhe jo emrat e produkteve për mbrojtjen e bimëve.Kjo shmang fitimin e rezistencës parazitëve.( fermerë: kur bleni produktet tregoni fitofarmacistëve se kur dhe me çfar produkti e keni bërë trajtimin e fundit)
- Të nderuar Fitofarmacistë !
Pyesni ju lutem brerësit e produkteve për mbrojtjen e bimëve se kur e kanë bërë trajtimin e fundit ndaj një paraziti të caktuar dhe me cilin produkt e kanë kryer trajtimin. Kështu ju do ta këshilloni më drejtë blerësin.Këshillat tuaja janë shumëtë vlefshme. Ju keni kontakte shumëherë më të mëdha me fermerët se sa vetë shërbimi këshillimor.
3.Vrojtoni bimët për ti marë masat në kohë. Jo çdo lloj infeksioni në fushë justifikon masat mbrojtëse. Merni parasysh kufijtë e dëmit ekonomik.
Kufiri i demit kritik ekonomik duhet interpretuar para vendimarrjes për trajtime.
- Teknika trajtimeve ka në dorë një pjesë të madhe të rezultatit të masave mbrojtëse.Sasia tretësirës, doza produktit,shpejtëseia ecjes mjeteve, përzieresit e pompave, diametrat e sprucatorëve spërkatës , të gjitha duhen pasur parasysh e duhen harmonizuar sa me mirë.
- Fermë,ju lutemi konsultohuni kurdoherë me specialistët e shërbimit këshillimor , institucionet që janë angazhuar në këto veprimtari, QTTB-te si dhe me specialistet e fitofarmacive private.
6.Merni informacion nga medja për parashikimin e motit.
(IBB)