Një aplikacion i ri mund të shkarkohet lehtësisht në aparatet tuaja telefonikë smartphone ose tablet që u jep mundësi komunikimi sidomos punonjësve brenda një ferme bujqësore. Aplikacioni quhet “Connected Farm” ose “Farm Scout” e cila synon të përmirësoje komunikimin brenda një ferme. Aplikacioni më i ri është i ngjashëm në zgjidhjen e problemeve të shëndetit të bimëve me PorePixel. Kjo lejon të analizosh shëndetin e bisqeve në faza të ndryshme të rritjes gjatë sezonit. Harta e vegjetacionit shfaqet në sfond të celularit dhe ndihmon të konstatoni në kohë zonat e vështira në fushë. Aplikacioni përdoret në çdo kulturë, misër, grurë, sojë, pambuk, oriz perime etj… Aplikacioni i ri cilësohet inovativ dhe për faktin se ai ndryshon mënyrën sesi fermerët përdorin GPS për hartimin dhe zbulimin e terrenit. Duke u lidhur me qendrën përdoruesit kanë mundësi të përcaktojnë kufijtë e fushës, të vendosin piketat dhe të futin informacionet që ata i shohin të vlefshme.