Nga Shkelqim Bylykbashi (opinion)
Bujqesia, ky sektor sa i rendesishem po aq edhe i braktisur nga te rinjte, ka nje sere problemesh te cilat e bejne sa te veshtire, po aq edhe pa interes ekonomik apo nxites per tu kthyer ne profesion, burim te ardhurash apo akoma me shume mundesi per investime serioze dhe kthim ne ekonomite konsoliduar. Nxitja e te rinjve si shtresa prej se ciles presin te gjithe, jo vetem qe nuk e gjen veten ne kete sektor, por perkundrazi e quan fyerje dhe ulje te figures se tij te marrit me bujqesi. Perse ndodh nje gje e tille?
Nuk ka nevoje per asnje shkence apo filozofi te madhe per te kuptuar se perse ky interes i munguar nga ne shqiptaret e Shqiperise per tu mare me token si nje mundesi e mire punesimi, ekonomie por edhe pasurie kur arrin te jesh ne nivelet qe kerkon tregu dhe koha. Le ti marim me radhe problemet sipas gjykimit tim dhe fakteve ne terren.
1 – Pronesia mbi token eshte argument i pare jo vetem ne aspektin e pronesise fizike, pra e regjistruar ne hipoteke (Zyren e Pasurive te Paluejtshme) por edhe te menyres se si kjo toke po menaxhohet brenda familjes Shqiptare nga kryefamiljari dhe anetaret e tjere te familjes. Deri ne veren e vitit 1991 (ne 31 gusht) paiseshin me toke ata persona qe kishin lindur dhe ishin pjese e familjeve ne ato njesi administrative ku ndahej toke bujqesore. Personat e lindur ne ate periudhe sot jane rreth 30 vjec, dhe nga statistikat vetem 15- 20 % e tyre ka mbetur ne Shqiperi. Po kjo nuk do te thote se ata meren me token, pasi kane zgjedhur drejtime te ndryshme ne jete dhe toka u ka mbetur kryefamiljareve te cilet e kane menaxhuar sipas gjykimit te rastit, por nuk e kane regjistruar ne ZRPP e njesise ku banojne. Nese perfshijme ketu femrat dhe zhvillimet e ndryshme si martesa, emigrimi, ndarja nga familja apo ndarja nga jeta si dhe mungesa e nje presioni ligjor mbi pronen si taksa apo detyrime te tjera qe rrjedhin nga pasja e nje prone ne cdo vend te globit, kuptohet qe askush nuk guxon te investoje seriozisht ne nje prone qe e ka ne perdorim, e perdor por nuk eshte pronar.
Pa futur ketu problemet e shumta qe kane dale nga ndarja e tokes, siperfaqja reale me ate ne letra, konfliktet brenda familjes apo nderkufitare, shtoji dhe parcelizimin e tokes, qe te gjitha nuk nxisin aspak edhe personin me entuziast per ta kthyer bujqesine ne mundesi punesimi, fitimi apo akoma me shume ne nje biznes te mireorganizuar. Pa u hallakatur, sot nje nga pikat qe u hap me shume probleme te gjithe fermereve eshte pronesia mbi token, si elementi kyc qe kerkon domozdoshmerisht nderhyrje ne ligjin aktual per ta pershtatur me gjithe zhvillimet qe ka patur keto vite vendi yne dhe sektori i bujqesise apo daljen ne pah te fenomeneve te reja si dhe eksperiencat e vendeve fqinje. Jane po keta shqiptare qe ne Greqi dhe Itali apo edhe vende te tjera ku jetojne e punojne kane mare siperfaqe te medha tokash, ullishtash apo ferma te ndryshme qe i menaxhojne dhe jane te suksesshem. Nxitja per bujqesine duhet te vije nga interesi ekonomik, e pastaj interesat e tjere patriotike, familjare apo ego te semura provinciale.
2 – Nxitja e te rinjve per tu mare me sektorin e bujqesise dhe mbeshtetja e tyre nga projekte te vecanta konkrete dhe te prekshme per ta nuk ka patur ne asnje rast si nje politike e suksesshme. Mbase ne letra mund te jene harxhuar para pa fund por asnjehere nuk kane patur impaktin qe duhet, shkurt nuk ka rritur interesin e te rinjve ndaj bujqesise e aq me pak te investohen ne shkollim apo kurse profesionale. Kete e tregon qarte edhe fakti se ne Institucionet e ndryshme shteterore ne nivel lokal numri i tyre ne sektorin e bujqesise eshte shume i vogel, ose edhe kur ka te tille nuk jane te profilit, por thjesht jane punesuar per te mare nje rroge. Vendet e rajonit, dhe jo me larg po bashkemoshataret e tyre ne Kosove gjatë vitit 2018 janë trajnuar përmes projekteve 160 të rinj në 5 komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe 15 të diplomuar në fakultetin e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore si dhe jane ndihmuar të futen me punë praktike në një periudhë tremujore. Në sektorët e përpunimit kryesisht kanë aplikuar të reja (vajza dhe gra) të moshës 18-29 vjeç, ne treg si blegtori, pemetari, perimtari dhe kultivim i bimëve mjekësore, apo për përpunim të prodhimeve bujqësore dhe përgatitjen e ushqimit tradicional. Vetem keshtu mund te ofrosh te rinjte, ruash traditen dhe konsolidosh e pershtatesh ate ne raport me tregun, ne funksion te turizmit ne zonat bregdetare e agroturizmit ne zonat kodrinore apo malore.
3 – Krijimi i nje suporti te domozdoshem finaciar e stimulues si ne vendet perendimore ku cdo nxenes me rezultate te larta qe zgjedh sektorin e bujqesise ti paguhet gjithe kosto ekonomike ne te gjith nivelet dhe qe ky investim te mos ike ne Gjermani apo gjetke, krijohet nje maredhenie kotraktuale nga e cila nuk mund te shpetoje vetem nese paguan detyrimet qe rrjedhin, prsh pagesen e detyrimit finaciar te harxhuar nga shteti x 4, ose nese eshte i detyruar qe minimum per aq kohe sa eshte suportuar nga shteti te kontribuoje ne sektorin per te cilin eshte investuar. Modelet jane pa fund dhe nuk ka mbetur gje q eta shpikim ne shqiptaret, neve thjesht na duhet te aplikojme modelet me te mira nga vendet e rajonit ose ato me probleme e mentalietet te perafert me tonin si shqiptare.
4 – Motivimi i te rinjve qe kane zgjedhur vullnetarisht te meren me bujqesine dhe e kane pasion por duhen nxitur e motivuar si modele dhe me pas do te jene pioniere te perhapjes se njohurive te reja. Organizimi i ketyre te rinjve dhe krijimi i Shoqerive te Bashkepunimit Bujqesor duhet te vije natyrshem si kerkese per te qene i perfaqesuar ne politike berje e ne treg pasi ndryhse me urdher e si detyrim ligjor nuk mund te funksionoje asnje lloj grupimi qe nuk bashkon interesat mes anetareve. Te rinjte dhe menyra e trajnimit te tyre apo njohurive te shoqeruara me suport finaciar, material apo projekte reale te prekshme, te cilat shihen lehtesisht dhe aplikohen nga te tjere, bashkemoshatare te dyzuar mes largimit apo qendrimit ne kete vend qe per ta nuk eshte ai qe kane shpresuar, enderruar apo investuar prinderit e tyre ne vite.
Natyrisht qe nuk jam specialist i sektorit sa duhet por jam i hapur per te diskutuar se bashku te gjitha shqetesimet apo propozimet qe kane njerez te ndryshem.
Shkelqim Bylykbashi
Jeni te mirepritur te dergoni mendimin tuaj apo rekomandimin ta ndajme se bashku me opinionin public ne [email protected] ose [email protected]