Jemi të sigurt se të gjithë e dini se ç’do të thotë insiminim (apo ndërzim, mbarësim) artificial dhe natyral.
Gjithsesi me pak fjalë ndryshimi parësor mes insiminimit artifical dhe atij natyral qëndron tek fakti se insiminimi artificial kryhet me paisje të sterilizuar dhe posacme për kalimin e spërmës së demit (të një rrace të zgjedhur nga ju) në organet riprodhuese të lopës. Kurse insiminimi natyral kryhet me anën e aktit seksual mes demit dhe lopës.
Ajo që ne duam ti kushtojmë rëndësi është edukimi mes ndryshimit të rëndësishem ndaj insiminimit artificial dhe atij natyral. Sperma që përdoret për insiminimin e lopës suaj i është marrë demit të gjallë, është kontrolluar, është ngrirë për tu mos u prishur dhe për të qëndruar sa më gjatë dhe para përdorimit shkrihet dhe mbartet në aparatin gjenital të lopës suaj . Siç po e vëreni, çdo gjë këtu është natyrale, përveç mbartjes së spermës së demit në organet gjenitale të lopës suaj e cila bëhet me instrumente te posaçme , të pasta dhe sterile.
Për të kuptuar sa më mirë ju të nderuar fermer se pse ju duhet ti mbarësoni lopët e juaja përmes barësimit artificial, ne do të mundohemi që të ju spjegojmë se çfarë roli luan dhe cila është rëndësia e përdorimit të insiminimit artificial në fermën tuaj.
CILI ËSHTË ROLI DHE RËNDËSIA E INSIMINIMIT ARTIFICIAL ?
- ËSHTË METODË ZOOTEKNIKE –mundëson seleksionim të shpejtë dhe masovik;
- ËSHTË METODË ZOOPROFILAKTIKE– bën eliminimin dhe çrrënjosjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme të cilat shkaktojnë sterilitet te kafshët;
- ËSHTË MASË VETERINARO–GJINEKOLOGJIKE– bën eliminimin dhe mjekimin e shkaqeve të shterpësisë në lopë.
- ËSHTË MASË EKONOMIKEdhe rentabile në prodhimtarinë e blegtorisë;
- INSIMINIMI ARTIFICIAL SI METODË ZOOTEKNIKE – (seleksionimi)
Sot shumë fermer kanë ngritur ferma të lopëve të cilat i mbarështojnë në mënyrë intensive. Kjo mënyrë e mbarështimit karakterizohet me specializimin e një prodhimtarie të caktuar primare dhe bazohet në kultivimin e racave të pastra me produktivitet të lartë të prodhimtarisë së qumështit, mishit dhe të përziera. Për këtë arsye fermerët duhet të bëjnë mbarsim të planifikuar të çifteve të zgjedhura për prodhimin e pasardhëseve që do ti përgjigjen qëllimit të parashtruar nga vet ata. Kështu, në riprodhim përdoren çifte më të mira të prindërve për formimin e gjeneratave të reja. Me zgjedhjen e vetëdijshme dhe të planifikuar të gjedheve, mund të vijë deri te përmirësimi pozitiv në gjedhtari, gjegjësisht përmirësimi racor i kopesë dhe individëve. Përfitimi i racave të lopëve me prodhimtari të lartë mund të bëhet:
Me blerjen e rracave të pastra– Kjo nënkupton blerjen e lopëve në racë të pastër, kushton
më shumë si dhe përcillet me rreziqe të caktuara.
• Me anë të insiminimit artificial – Kjo nënkupton insiminimin e lopëve ekzistuese në fermën tuaj me spermën e demave me kualitet të lartë me qëllim të përfitimit të pasardhësve shumë më produktiv, është rrugë që kushton shumë pak, vetëm që është rrugë më e gjatë por shumë e më e sigurt.
Metoda më e mirë, më e sigurt dhe afatgjate për përfitimin e krerëve me prodhimtari të lartë padyshim është ajo me anë të insiminimit ARTIFICIAL. insiminimi artificial në këtë rast ka më shumë përparësi se insiminimi natyral.
Nëse ju si fermer mendoni që përmisimin racor ta bëni përmes shfrytëzimit të demit të cilin ju e keni në fermën tuaj në mënyrë natyrale, atëherë ju patjetër duhet të keni njohuri mbi kapacitetin genetik të paraardhësve të demit apo vetitë prodhuese të tyre .
Prandaj vijojnë pyetjet:
Sa dini ju për paraardhësit e demit të cilin mendoni ta përdorni për insiminim natyral?
Çfarë veti gjenetike të mira ka demi juaj ?
Sa dini ju për vetitë dhe prodhimin e nënës, gjyshes apo stërgjyshes së demit ?
Po për babain apo paraardhësit e tjerë të demit ?
Në shumicën e rasteve shumë pak ! Kjo mosnjohuri mund të ju kushtojë, sepse viçi nga demi i mbart vetitë nga paraardhësit e tij !
Me insiminim artificial, kjo mosnjohuri nuk mund të ndodhë, sepse në qendrën për mbarsim artificial përzgjedhja e demave bëhet duke u bazuar në testet e seleksinimit . Këto teste të demave ofrojnë siguri që sperma e demave e cila prodhohet në këto qendra, është e përfituar duke i shfrytëzuar të gjitha të arriturat shkencore nga lëmia e blegtorisë dhe veterinarisë dhe krahas kualitet paraprakisht të garantuar të viçave, gjithashtu eliminohen edhe: ngordhjet embrionale, abortet, lindjet e vështira dhe lindja e viçave me të meta.
Rëndësia zooteknike e insiminimit artificial bazohet në seleksionimin më të shpejtë sepse me spermën e një demi me insiminim artificial mbarësohen shumëfish (137 fish) më shumë lopë (p.sh. në Amerikë me spermën e një demi janë mbarsuar 19.805 lopë apo 54 viça në ditë), kurse përmes insiminimit natyral demi mund të mbarësoj rreth 80-120 lopë/ vit.
Me anë të insiminimit artificial ekziston mundësia e seleksionimit të shpejtë , duke e ditur faktin se sperma e një demi me kapacitet të lartë gjenetik mund të transportohet për një kohë të shkurtër nga shteti në shtet apo edhe në kontinent me transportin ajror. Gjithashtu, sperma e importuar e një demi kualitativ mund të ruhet shumë gjatë, falë teknologjive të zhvilluara përkatëse të ruajtjes së spermës me ngrirje të thellë në azot të lëngët në kontejner të përshtatshëm për këtë qëllim. Ruajtja e spermës në kontejner të përshtatshëm për këtë qëllim. - INSIMINIMI ARTIFICIAL SI METODË ZOOPROFILAKTIKE
Në gjedhe ekzistojnë shumë sëmundje infektive, e në mesin e tyre dallohen një grup i sëmundjeve infektive të cilat barten nga kafsha në kafshë përmes kontaktit seksual dhe të cilat njihen me emrin sëmundje koitale . insiminimi natyral nënkupton kontaktin seksual në mes demit dhe lopës dhe kjo paraqet rrezik për bartjen e sëmundjeve nga demi në lopë dhe anasjelltas. Prandaj duhet ta keni gjithmonë parasysh se demi që ju e përdorni për insiminim natyral në fermën tuaj mund të jetë BURIM I INFEKSIONEVE për lopët tuaja prandaj edhe lindin pyetjet: Çfarë analizash të gjakut apo analiza tjera I keni bërë demit tuaj që ju përdorni për mbarsim natyral? A jeni të sigurt që demi juaj është plotësisht i shëndoshë? A keni njohuri që demi edhe pse në dukje i shëndoshë, mund të bartë shumë sëmundje?
Sa për informacion, ekzistojnë shumë sëmundje të shkaktuara me virus , baterie dhe – parazit që barten gjatë insiminimit natyral, qoftë nëpërmes spermës së demit të infektuar apo gjatë kontaktit seksual nga demi në lopë!
Disa prej këtyre sëmundjeve që paraqitën më së shpeshti janë :
• BVD – Diarea virale e gjedhit ; .
• IBR – Rinotrakeiti infektiv i gjedhit ;
• BRUCELOZA ;
• LEPTOSPIROZA ;
• VIBRIOZA(Campilobakterioza);
• TRIKOMONIAZA;
• LEUKOZA; .
Pra siç po kuptoni të nderuar fermer, gjersa insiminimi natyral paraqet rrezik për shëndetin e lopëve të juaja dhe humbje të mëdha ekonomike në fermë, përdorimi i insiminimit ARTIFICIAL si metodë zooprofilaktike pamundëson përhapjen e këtyre sëmundjeve sepse bartja e spermës në lopën tuaj bëhet nga ana e veterinerit apo teknikut të veterinarisë me mjete të pastra dhe sterile, vetëm për një përdorim dhe nuk ka mundësi për bartjen e ndonjë infeksioni nga lopa në lopë siç ishte te mbarsimi natyral . Gjithashtu demat në qendrën e insiminimit artificial hulumtohen rregullisht në të gjitha sëmundjeve që përhapen në pasardhës. - INSIMINIMI ARTIFICIAL SI MASË VETERINARO – GJINEKOLOGJIKE
Faza e pas pjelljes së lopës quhet periudha e lehonisë dhe më së shpeshti në këtë fazë ndodhin infeksionet e mitrës të cilës i paraprijnë pjelljet e vështira, ndihma johigjienike gjatë pjelljes, lëndimet e kanalit të lindjes, mos nxjerrja e shtratit etj. Infeksionet e mitrës karakterizohen me rrjedhje jonormale nga vulva në formë të sekrecioneve qelbësore, ku si pasojë kemi probleme të shumta, nga mosardhje në afsh e deri te ndërzimet e përsëritura dhe të pasuksesshme, të cilat e shtyjnë kohën kur lopa do të mbetet barrëse, e në disa raste insiminimi i suksesshëm nuk mund të bëhet, pa ndërmarrjen e mjekimi e në rastet më të rënda mund të kemi sterilitet të përhershëm.
Nëse një lopë me infeksion të këtillë mbarësohet në mënyrë natyrale, atëherë demi do të bëjë insiminimin, kuptohet pa sukses dhe lopa do të mbetet me atë infeksion një kohë të gjatë. Besojmë se keni kaluar përvoja të tilla shumë herë në fermën e juaj.
Të shtohim se çdo të bëhet nëse do të përdorej insiminimi artificial ?
Nëse do të përdorim mbarimin artificial në lopë të tilla, atëherë çdo mbarësues artificial, do të vërej rrjedhjet jonormale ose me kontrollimin rektal do të vërehej këtë patologji, dhe kuptohet se nuk do të mbarësohej kjo lopë. Në vend të insiminimit të kësaj lope me mitër të infektuar, veterineri do të marrë mjekimin e infeksionit të mitrës së kësaj lope, sepse përndryshe insiminimi do të ishte i pasukseshëm.
Prandaj insiminimi artificial është edhe masë veterinare-gjinekologjike sepse lopët me infeksione dhe patologji të organeve gjenitale zbulohen dhe ndërmerret mjekimi i tyre, gjë që ndikon në shëndetin riprodhues të tyre, rritjen e koncepcionit dhe barshmërisë, gjersa me insiminim natyral nuk do të ndodhte një gjë e tillë. Gjatë mbarsimit artificial zbulohen lopët me infeksione gjenitale, ndërsa me insiminim natyral nuk ndodhë një gjë e tillë. - INSIMINIMI ARTIFICIAL SI MASË EKONOMIKE
Nëse përdoret insiminimi artificial në programin e përmisimit racor, përveç anëve pozitive të cekura më lart, gjithashtu shërben edhe si masë ekonomike:
• Kursehet në mbajtjen e panevojshme të demave të cilët sic e dimë kanë shpenzime jo të vogla.
Kjo nënkupton se ju nuk keni nevojë të mbani disa dema të racave e të ndryshme të cilët do të shpenzojnë ushqime dhe kërkojnë kujdes, të cilat nënkuptojnë shpenzime shtesë, krahas rreziqeve të përmendura më parë. Na vend të kësaj, ju duhet vetëm të bleni një kontejner, në të cilin do të ruani dozat e spermës që i keni blerë. Aty mund të vendosni me mijra doza, të racave të ndryshme dhe të demave të përzgjedhur dhe shumë kualitativ. Me këtë veprim kursehet, krahas mundësisë së përdorimit të spermës së demit të racës së dëshiruar nga ana e fermerëve pa ndonjë mundim të madh dhe këtë qasje mund ta keni në çdo kohë dhe stinë të vitit. Të vetmet shpenzime minimale janë në mbushjen e kontejnerëve kohë pas kohe me azotin e lëngët.
• Viçat e lindur do të jenë kualitativ.
Viçat të cilët do të lindin pas insiminimit artificial, duke u bazuar në kualitetin dhe kapacitetin e lartë gjenetik të demave prej të cilëve është marrë sperma, do të jenë shumë kualitativ. Nëse prodhimtaria në fermë është e drejtuar në prodhimin e mishit, përdorimi i racave të mishit do të mundësojnë shtim trupor më të madh në ditë për njësi të ushqimit që nënkupton kursim të ushqimit dhe mundësi më të madhe të përfitimit. Nëse ferma është e orientuar në prodhimtarinë qumështit, atëherë mështjerrat e fituara me insiminim artificial do të prodhojnë më shumë qumësht, gjë që nënkupton më shumë përfitime ekonomike.
Kjo është edhe arsyeja pse insiminimi artificial është edhe masë ekonomike.
Kjo të nderuar fermerë ishte një përmbledhje e rëndësisë dhe ndryshimit mes ndërzimit artificial dhe atij natyral.