Reklame:

Rënia dhe dëmtimi i pendëve tek shpendët dekorativ

Në Republikën e Shqipërisë  ka fituar popullaritet dhe është bërë si një trend i ri mbajtja e shpendëve dekorativ si kafshë shoqërimi. Por sa informacion ka në lidhje me këtë kategori kafshësh, kjo gjë në vendin tonë ka mangësira të shumta. Nisur nga ky motiv së bashku me Prof.Asoc.Kastriot Korro menduam të trajtonim një temë që lidhet drejtpërdrejt me atë për çfarë shpendët dekorativ pëlqehen më  së shumti, për pendët e tyre.

Në këtë pjesë do të japim një informacion të shkurtër mbi problematikën e rënies dhe dëmtimit të pendëve në shpendët dekorativ. Humbja e pendëve është një nga arsyet më të zakonshme dhe frustruese që shpendët ekzotik i paraqiten spitaleve veterinare. Faktorët e shumtë e bëjnë të vështirë trajtimin e humbjes së pendëve.

Problemi fillestar qëndron në mungesën relative të studimeve të kontrolluara që lidhen me shkaqet themelore të humbjes së pendëve në speciet e shpendëve të zbukurimit dhe dobësisë së njohurive mjekësore aktuale veterinare lidhur me humbjen e pendëve dhe ne sjelljen shkatërruese të pendëve (FDB).

Shkaqet e humbjes së pendëve janë të llojeve të ndryshme duke filluar me ambjentin ku shpendi mbahet, problemet nutricionale, metabolike, infektive, toksike, neoplastike, traumatike të lidhura me menaxhimin dhe të sjelljes. Për këtë qëllim, është e hartuar një përpunim i plotë diagnostikues. Si hap i parë, duhet të merret një histori e plotë dhe gjithëpërfshirëse, e cila përfshin informacion mbi ankesën e paraqitur (p.sh. kohëzgjatja, paraqitja fillestare, progresi, “përgjigjet” për trajtimet e mëparshme dhe prania e kruajtjes ose traumat e vetshkaktuara) dieta, kushtet e jetesës, gjendja e përgjithshme dhe sjellja e zogut. Më pas, duhet të kryhet një ekzaminim i plotë fizik, në të cilin vëmendja nuk duhet t’i kushtohet vetëm gjëndjes së përgjithshme të lëkurës, pendëve dhe folikulave të pendës, por edhe për identifikimin e shenjave të një sëmundje të përgjithshme të mundshme. Nëse janë të pranishme lezione specifike dermatologjike (p.sh., nodula, papulat, pllaka, ulçera dhe / ose eksudate) dhe / ose anomali të pendës janë prezente, ato duhet të ekzaminohen nga afër dhe klasifikohen sipas llojit, lokalizimit dhe shpërndarjes.

Në varësi të rezultateve gjatë ekzaminimit fizik, përpunimi diagnostik mund të përfshijë një numërim të plotë të gjakut dhe biokiminë e plazmës, citologjinë e fekaleve, imazhet diagnostike (ultratingull, radiografi, imazh CT ose MRI) dhe / ose endoskopi për të identifikuar ose përjashtuar praninë e ndonjë sëmundjeje sistemike ose nga mosfunksionimi i organeve. Përveç kësaj, mund të kryhen teste të veçanta për të identifikuar praninë e ndonjë patogjeni të veçantë, të tillë si PCR në gjakun e plotë për të zbuluar praninë e cirovirusit, virusi që shkakton Psittacine Beak and Feather Disease (PBFD). Procedurat e tjera diagnostikuese që mund të përdoren në trajtimin mjekësor të një pacienti me anomalite e pendëve (të lokalizuara) dhe/ose lezione të lëkurës përfshijnë gërvishtje (sipërfaqësore ose të thella) të lëkurës, aspirim me gjilpërë të materialeve, marrje monstash me ngjitëse, tretjen e pendës dhe/ose citologjinë e pulpës së pendës, analizat e kulturës dhe ndjeshmërisë dhe / ose ekzaminimet histopatologjike të biopsieve të lëkurës dhe / ose pendës.

Kur puna diagnostike nuk arrin të identifikojë një gjendje të rëndë mjekësore për anomalitë e pendës, mund të dyshohet trauma e shkaktuar nga vetë shpendi për shkak të një shkaku psikogenik, i cili më pas kërkon kryerjen e një vlerësimi të gjerë të sjelljes për të identifikuar ngjarjet që e shkaktojnë.

Trajtimi për këtë sëmundje që prek shpendët e shoqërimit janë disa duke filluar që nga rekomandimet që japin disa Paleobiolog, që sipas tyre shpendët e shfrytëzojnë 10% të energjisë të tyre për fluturim dhe për këtë arsye kur mbahen të mbyllur duhet të bejnë sa më shumë ushtrime. Ushtrimet trajtojn depresionin e duke rritur nivelet e endorfinës dhe neurotransmetuesve të tjerë. Dieta, terapia e dritës, ndryshimet e mjedisit dhe medikamentet psikoterapeutike(si p.sh dopamin-melatonin, haloperidol etj).

(Veterineret.com)