Reklame:

Sallata jeshile, perfitimet ekonomike dhe shendetesore

Bazuar ne perfitimet e shumeta shendetesore qe arrihen nga konsumimi i sallates se gjelber, eshte e rendesishme qe fermeret te shfrytezojne patjeter serrat per kultivimin e perimeve me vegjetacion te shkurter, e sidomos sallaten gjelbert, ne periudhat e vitit kur kultivimi i perimeve tjera intensive nuk mund te behet per shkak te kushteve klimatike.

Kultivimi dhe konsumimi i sallates se gjelber duhet te behet jo vetem per shkak te perfitimeve ekonomike dhe shijes se saj te mrekullueshme, por po ashtu edhe per perfitimet e medha shendetesore qe ka shendeti i njeriut, nder te cilat mund te cekim: ndikimin ne humbjen e peshes, lufton semundjet e zemres, sulmin ne tru, parandalon kancerin, ndihmon rigjenerimin e indeve, nervave, trurit, ndihmon tretjen dhe qarkullimin e gjakut, lehteson dhimbjen e kokes, parandalon anemine, lufton pagjumesine dhe ndihmone ne shendtin me te mire te melçise. Sallata e gjelber eshte po ashtu e pasur me uje, duke i mundesuar trupit ta hidratoje me mire veten dhe permban fibra qe ndihmojne tretjen dhe shtojne ndjenjen e te qenit te ngopur.

Ne anen tjeter kultivimi i sallates ka rendesi ekonomike per vete fermeret ngase kultivimi i saj  sidomos ne serra, sjelle perfitime dhe te hyra ne sezonet  vjeshte – dimer – pranver e hershme, kur per shkak te temperaturave te uleta nuk mund te kultivohen perimet tjera intensive. Kultivimi i sallates ne serra  behet gjate periudhes dimerore (nentor-mars), pasi i perballon shum mire temperaturat e uleta. Varietetet e sallates qe kultivohen ne serra kane periudhe vegjetative  60-70 dite, ndersa ne kushte jo te pershtatshme (temperatura shume te uleta), periudha vegjetative mund te zgjas deri ne 90 dite. Nese planifikojme qe vjeljen ta bejme gjate muajve tetor-nentor, mbjellja duhet te behet nga mesi i gushtit. Ndersa kur vjeljen planifikojme ta bejme gjate muajve janar-shkurt, mbjellja e fares duhet te behet gjate tetorit.
Kultivimi i sallates ne mjedise te mbrojtura por edhe ne fushe te hapur mund te behet ne kohe te ndryshme ne saje te kultivareve te shumte qe ekzistojne te kjo kulture.

Per kultivim te suksesshem te sallates duhet te sigurohen fara cilesore, substrati per mbjellje te farave te kete veti te mira fizike dhe ushqyese, dhe po ashtu duhet te kemi kujdese te shtuar per sigurimin e faktoreve klimatik si jane: lageshtia, temperatura, drita, ajrosja etj, gjate prodhimit te fidaneve.

Prodhimi i fidaneve kryesisht behet ne kaseta, poliesteroli ose plastike, me dendesi 400-500 fidane/m². Fidanet e sallates behen te gatshem per mbjellje 25-30 dite pas mbjelljes, kur formojne 4-5 gjethe, por kjo varet shume nga mundesit qe disponojm per sigurimin e parametrave kryesor klimatik ne kushtet sa me optimale per prodhimin e fidaneve.

Sallata reagon shume mire ndaj pleherimit organik, prandaj keshillohet perdorimi i tij perpara punimeve, sa here qe eshte i mundur. Sallata shfrytezon mire plehrat e trasheguara  nga parabima, prandaj ne qarkullimet bujqesore ajo vendoset pas bimeve te pleheruara mire me plehra organike.

Fidanet mund te nderrohen ne rende apo lenta, e distancat e nderrimit sillen nga 20-40cm x 20-25cm, varesisht nga kultivari, koha e nderrimit, pjelloria e tokes etj.  Fermeret tani me se shpeshti jane duke  aplikuar mbjelljen e fidaneve ne distance 25 cm x 25 cm. Gjate kultivimit te sallates, aplikohet shpesh mbulimi i tokes me plasmas te zi i cili eliminon problemin e barerave, akumulon me mire lageshtine, mbane token me te ngrohte etj.

Sherbimet gjate vegjetacionit jane te thjeshta dhe konsistojne ne zevendesimin e bimeve qe nuk kane zene apo jane demtuar, nje apo dy prashitje, ujitjet dhe ri-pleherimet sipas nevojes. Sidomos ne sezonen e dimerore duhet te kujdesemi per mbrojtjen e bimeve nga temperaturat shume te uleta, duke perdorur pelhuren mbrojtes (agrilfolje), dhe menyra tjera per izolimin e hapsirave te serres per mbrojtjen nga te ftohtit.