Reklame:

Ajrosja dhe ruajtja e temperaturave, fermeret kujdes per mbjelljet ne sera!

Mbajtja e temperaturave nen kontroll ne sera eshte nje nga detyrat qe duhet te kene parasysh fermeret ne kulturat e mbjella ne kete sezon. Dielli dhe ngritja e temperaturave kerkojne patjeter ajrosje. Sipas specialistit te mbrojtjes se bimeve Agim Toromani, – Ne kete periudhe dy jane problemet me te mprehta qe duhen monitoruar me shume kujdes, temperatura dhe lageshtia.  Duhet vemendje e madhe ndaj ajrosjes pasi kjo mban temperaturen e duhur si dhe ruan lageshtiren e nevojshme por jo te rrezikeshme, gje e cila behet shkak per shfaqjen e semundjeve tek bimet. Prishja e ketyre dy ekuilibrave ne sere krijon stres tek bima, gje e cila shoqerohet me pasoja te mevonshme per zhvillimin e tyre.

 

Nje tjeter keshille qe u rekomandon fermereve z. Toromani eshte kujdesi i fermereve me trajtimin me plehera te bimeve. Asnjehere mos perdorni plehrat pa u konsultuar me specialistin prane AREB apo prane komunes/njesise administrative ku jetoni. Eshte vene re shpesh qe fermeret nga mosnjohja apo keqperdorimi i plehrave, kane demtuar bimet dhe nuk kane as kohe per riparim te demit por edhe nese eshte e mundur kjo, ka nje kosto e cila rrit shpenzimet e fermerit. Bima ka ciklin e saj biologjik dhe cdo ushqim i duhet dhene atehere kur ajo ka nevoje, pra e kerkon vete mjafton te monitorohet sistematikisht. Plehrat e hedhur me pare jane  te gjitha ne toke te patretura akoma dhe nese bima  nuk e ka mare zhvillimin e saj normal pas mbjelljes, sistemi rrenjor i pafuqishem, brishtesia nga ndryshimi i ambjentit dhe fuqizimi e pershtatja me token ku eshte vendosur jane elemente te rendesishem qe kerkojne kujdes. Nuk mund ta ngarkosh me plehera ne kete periudhe bimen pasi i krijon stres deri ne demtim dhe eleminim te bimes. Mundesia e bimes per ta mare ushqimin ne kete periudhe eshte i vogel dhe ndaj cdo ushqim me tepri  eshte me pasoja.