Reklame:

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 11)

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 4)Vazhdon kerkimi sipas tre projekteve te sipercituara. Permirèsohet struktura varietore ne domate per sera e fushe te hapur, spec, kastravec, pjeper e shalqin, ne laker koke dhe karrote. Vazhdon puna per krijimin dhe ne veçanti per stabilizimin e disa linjave ne proces ne domate e kastravec. Hidhen per testim dhe mandej per regjistrim ne ESHFF kastravecet “IPP 249 FI” dhe “IPP 3131 FI”, domatja “Zana Fl”, etj. Pêrmirčsohen disa hallka teknologjike me vlerê ne prodhimin e perimeve.

Nderkohe, punonjesit shkencore tè Institutit vazhdoine botojnè arritjet e tyre nè revista divulgative dhe shkencore, te marrin piese ne seminare e konferenca shkencore per zhvillimin e kerkimit shkencor ne kushtet e reja dhe te zhvillimit ta perimtarise ne kushtet e ekonomise sè tregut, te bashkepunojne me programe dhe projekte te huaja, si FAO-TCP/ALB/8822 IFDC, Bashkepunimi Shqiptaro-Holandez i Fierit, etj, ne kerkimin ne ferme dhe zhvillimin e perimtarise ne vend, etj.

Krahas, vazhdon puna edhe per ngritjen e nivelit te kualifikimit shkencor te punonjesve kerkimore te Institutit. Ne fund te vitit 1996 e fillim te vitit 1997, periudhe kur situata politike dhe rendi ne vend ishte renduar, vemendja e stafit te mbetur ne Institut ishte ruajtja e mjediseve dhe pasurise se tij nga te “huajt”, por edhe nga ndonje “i brendshem”, qe kerkonte te shfrytezonte situaten. Me mjaft veshtiresi situata u menaxhua pa demtime serioze. Ne mars-prill te atij viti, stafi drejtues i Institutit hap konkurimin per vendet bosh ne departamentin shkencor: fitojne Enver Tome, deri ne ate kohe specialist ne rrethin e Librazhdit, Artan Gjika, i sapoardhur nga emigracioni dhe Davida Pertena e sàpodiplomuar.

prof. as. Dr. E. Tome
prof. as. Dr. E. Tome

Ne shtator tè atij viti, pas zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit, vjen ne detyrên e drejtorit Astrit Balliu, deri ne ate kohe pedagog ne katedren e perimeve Universiteti Bujqesor Tirane. Vazhdoi puna kerkimore sipas 3 projekteve te meposhtme:

1.   Grumbullimi, sistemimi, shumezimi, riperteritja, studimi dhe kartelizimi i materialit gjenetik te bimeve perimore (Propozuar si pjese e Programit Kombetar te Kerkimit dhe Zhvillimit “Bujqesia dhe Ushqimi”), autore: Jani, S; Hallidri, M Toçe, A Tome, E; Sina, V; Hasani, A; Pisqolla, V; Frasheri, D; afati 1995- 2000.  2.   Permiresimi gjenetik i bimeve perimore e patates (-    A – Propozuar si pjese e Programit Kombetar te Kerkimit dhe Zhvillimit “Bujqesia dhe Ushqimi”. –    B- Problemet e programit te cilave u referohet projekti: Krijimi i linjave, kultivareve, hibrideve dhe racave per bimet dhe kafshet bujqesore), autore: Hallidri, M; nte hua es 1 ntin t ne oni Jani, S: Tome, E; Kutrolli, F; Frasheri, D; afati 1995-2000.

 

 

Prof. Dr. s. Jani
Prof. Dr. s. Jani

3. Permiresimi i teknologjise se kultivimit te bimeve perimore dhe patates (Propozuar si pjese e Programit Kombetar te Kerkimit dhe Zhvillimit “Bujqesia dhe Ushqimi”), autore Tome, E; Hallidri. M; Jani, S: Salceni, A; afati 1997-2001. Gjate kesaj periudhe puna kerkimore – shkencore vazhdioi sipas tre projekteve te sipercituara, ku arritjet nuk mungonin e qe luanin rol ne orientimin e drejt te prodhuesve te perimeve dhe patates. Mes arritjeve mund te permendim punen pêr stabilizimin dhe vleresimin e aftesive te veçanta e te pergjithshme kombinateve te mbi 130 linjave ne kastravec dhe rreth 340 ne domate, ate te krijimit te linjave self-compatibile ne lakren koke, etj. Po ashtu, nga puna krijuese ne Institut u krijuan dhe u testuan dhjetera kultivare e hibride, mes te cileve mund te permendim ata qe u vleresuan me te mire edhe nga ESHFF-Tirane e qe u hodhen ne prodhim: Kastravecet  “Diana Fl” e “Shekulli”, speci “Albana”, pjeprat “IPP-6006F1″e “IPP-6020”, etj. Ne fushèn e teknologjise u kryen mjaft studime me vlere, mes te cileve mund te permendim mulcerimet plastike te tokes ne bimet perimore bostanore (shalqin, pjeper, kungull), krasitja e bimeve te pjeprit te kultivuar ne tunele plastike, etj.

Vazhdojne te botojne arritjet e tyre ne revista divulgative dhe shkencore, te marrin pjese ne seminare e konferenca shkencore. Krahas shume artikujve shkencor dhe divulgativ, u botuan librat: Pjepri (S. Jani, 1998), Kungulli i njome (S. Jani, 1998), Domatja dhe kastraveci ne sera (M. Hallidri e J. Merkuri, 1998), Prodhimi i fidaneve te shartuar ne bostanore (S. Jani, 2000); Si te mbrojme perimet, frutat dhe lulet nga faktoret e pafavorshem klimatike (M. Hallidri, 2000). Po gjate kesaj periudhe arriten te marrin pjese ne disa seminare e konferenca shkencore nderkombetare.

Ne vitet 2000-2005 krahas punes kerkimore – shkencore, sipas tre projekteve te sipercituara, ku arritjet nuk mungonin qe luanin rol ne orientimin e drejt te prodhuesve te perimeve dhe patates, vazhdoi puna edhe per ngritjen e nivelit te kualifikimit shkencor te punonjèsve kerkimor te Institutit. Zoti Mevlud Hallidri merr titullin “Profesor” nè qershor te vitit 200! dhe Sokrat Jani po “Profesor”, ne dhjetor 2001, ndersa Enver Tome ne te njejten kohe merr titullin “Asistent Profesor”.

Nderkohe, ne Institut afrohen specialiste te rinj: Liri Miho, Ylli Subashi, Elisabeta Susaj, Irma Dedja, Gerti Miço, Marsona Mici, Gerta Pellumbi, te cilet nen udheheqjen tekniko-shkencore te me te vjeterve, fituan pervojen e pare per kerkimin me bimet perimore, iper tè krijuar edhe vazhdimin e brezave te kerkuesve shkencore. Gjate kesaj periudhe puna kerkimore shkencore vazhdoi. Nga puna krijuese ne Institut u krijuan dhe u testuan dhjetera kultivare e hibride, mes te cileve mund te permendim ata qe u vleresuan me te mire edhe nga ESHFF e qe u hodhen ne prodhim: Kastravecet “Smerald-1 Fl e “Smerald-2 F1”, speci “14-79 Fl”, domatet “Rubin-12 Fl”e Rubin-18 FI” per serra dhe “Rubin-14 FI” per fushe, etj. Ne fushen e teknologjise u kryen mjaft studime me vlere, mes te cileve mund te permendim mulcerimet plastike te tokes ne spec, patellxhan, domate e kastravec, dendesite e pjeprit ge u mund imor ative enci te kultivuar ne serra plastike, pleherimi i specit, lulelakres, etj.

Jani Msc Y. Subashi
Jani Msc Y. Subashi

Krahas shume artikujve shkencore dhe divulgativ brenda vendit dhe nje sere kumtesash dhe referate ne simpoziume dhe konferenca jashte vendit, u botuan librat: Spinaqi, pazia dhe asparagus (S. Jani e Th. Nasto, 2002), Patatja (E. Meçollari, A Salceni dhe F. Selaci, 2002), Kultivimi i shalqirit dhe pjeprit (S Jani, 2003), Kultivimi i perimeve frutrrenjore (S. Jani e A. Prifti. 2003), Kultivimi i lulelakrès, lakres kokè dhe brokolit (S. Jani e A. Prifti, 2003), Kultivimi i patates se hershme dhe te vone (S Jani e A. Prifti, 2003), Prodhimi i integruar i bimeve perimore (S. Jani, etj., 2004) dhe Kultivimi i perimeve dhe patates (S Jani, E. Tome, L. Miho, A. Salceni, Y. Subashi dhe E. Susaj, 2005) dhe Kultivimi i patates per konsum (A. Salceni, 2005)

Si rezultat i punes shume vjeçare te kryer ne vite eshte bere e mundur grumbullimi dhe ruajtja e nje fondi gjenetik mjaft te pasur te bimeve perimore ku sot numerohen mbi 1500 numra me te cilat punohet aktivisht per krijime te linjave, llojeve dhe hibrideve te rinj te cilat kane bere qe te pasurohet mjaft struktura e perimeve ne vend me krijimet e Institutit. Mjafton te permendim se ne katalogun zyrtar te ESHFF jane te regjistruara 78 kultivare perimesh dhe patatesh, krijime te Institutit te Perimeve dhe Patates, te cilet zene peshen kryesore edhe sot ne strukturen e mbjelljeve ne Shqiperi.

Gjithashtu, nje punè e mire eshte bere ne drejtim te permiresimit te teknikave dhe teknologjive te kultivimit te bimève perimore e patate, ku jane futur dhjetera metoda e metodologji te reja prodhimi duke e bere perimtarine tone bashkekohore e te konkurueshme ne tregun evropian, persa i perket aspektit teknologjik te prodhimi. Instituti i Perimeve dhe Patates gjate gjithe periudhes se aktivitetit te tij ka bashkepunuar ngushte me Universitetin Bujqesor te Tiranes, me Institutin e Mbrojtjes se Bimeve, Institutin e Tokave me ESHFF, me Shogaten e Bujqesise Organike, me Shoqaten  e prodhimit te fares se patates, me sherbimin keshillimor ne MBU rrethe, etj. usa, punen e palodhshme shumevjecare e teper profesionale te imit tö farês se Patates, Gjithashtu, me shume perpjekje ka arritur te bashkepunoje me mjaft institute homologe jashte vendit, mes te cilève, me Institutin IAM-Bari (Itali), Universitetin e Barit (Itali) CIHEAM-Hania (Greqi), Saragoza (Spanje), “Maritca” ne Pllovdiv (Bullgari), me firmat prodhuese te farave te perimeve SLUIS & GROOT, ROYAL SLUIS, etj; qendrên e çertifikimit te fares se patates ne Holande “NAKU”, firmat prestigjioze te prodhimit te fares se patates si “AGRIKO”, “E-ZPC”, etj.

Puna dhe arritjet e Institutit nuk mund te konceptohen pa punen e palodhshme shumevjecare e teper profesionale te specialisteve zbatuese te studimeve te kryera ne vite: Naile Milla, Zana Guzina, Zybejtje Karaj, Mirjeta Koçiu, Naze Hoxha, si dhe pergjegjesit  te Bazès eksperimentale, specialistit me pervoje te gjate ne eksperimentimin bujqesor dhe prodhimin e farerave te perimeve, agr. Qazim Shkalla.

Dipl. Agr. Q. Shkalla
Dipl. Agr. Q. Shkalla

 

Agronews.al

Fundi pjesa 11-te

Vijon neser pjesa 12-te