Kabina e ridizajnuar që krijon ndjesinë e përkryer gjatë operimit, së bashku me teknologjinë shkarkuese që inkorporohet me saktësinë në lëvizje, përbëjnë kombajnat e reja të Case IH, ato Axial-Flow.
Seria e re përfshinë gjashtë modele, 5130, 6130 dhe 7130 nga 299–415kf dhe 7230, 8230 dhe 9230 nga 449–571kf. Veçoritë e reja që do t’i bëjnë këto makineri të shkëlqyera edhe më produktive janë zhvilluar me ndihmën e fermerëve dhe kontraktuesve.
“Kabina e re, e ridizajnuar, e cila tanimë është standarde në të gjitha modelet e reja Axial-Flow, i jep komoditet dhe komfort standardit të industrisë, duke qenë se ju praktikisht do të jeni me një zyrë nëpër fusha”, thotë menaxheri i shitjes në Case IH, Chris Armitage.
“Këto modelet e reja kanë të inkorporuar edhe një sistem të ri elektrik të quajtur “Canbus”gjë e cila na ka mundësuar neve që të shtojmë edhe një varg funksionesh, siç është teknologjia e re shkarkuese dhe e menaxhimit të tepricave, e cila ul ngarkesën e operatorit dhe shton produktivitetin”, ka theksuar ai.