Reklame:

Energjia elektrike, Shqipëria kërkon alternativa

Vendi ynë është i vetmi në rajon që nuk ka asnjë central elektrik me qymyr,

si dhe i vetmi ndër të 6-të ku nuk është duke ndërtuar apo planifikuar për tu ndërtuar një të tillë.

 

 

 

Varësia nga burimet hidrike shkakton luhatje të mëdha të prodhimit të energjisë, nga viti
në vit. Vitet 2017 dhe 2018 ishin shembuj tipikë, të kalimit nga një situatë krize në një
hiperprodhim, ndërsa vjeshta e thatë ka bërë që prodhimi të ulet dhe të rikthehet nevoja
për import.

 

 

 

Këtë gjë e vë në pah edhe dokumenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku
thuhet se, Shqipëria është rasti tipik i kësaj varësie dhe se për ta shmangur këtë duhen
kthyer sytë nga burimet alternative të rinovueshme, si era, dielli, etj. Sipas raportit,
Shqipëria dhe rajoni nuk duhet ta mbivlerësojnë potencialin e energjisë hidrike.

 

 

E para nismë serioze për diversifikimin e prodhimit të energjisë është ngritja e një parku
fotovoltaik në Akërni të Vlorës. Fituesi për këtë projekt u shpall në nëntor. Ndërkohë,
energjia diellore vlerësohet si me potenciale të mëdha zhvillimi. Edhe Korporata
Elektroenergjetike Shqiptare planifikon të ndërtojë një impant fotovoltaik lundrues mbi
HEC-in e vaut të Dejës.